FSK njofton se gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.
“Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve”, njofton FSK.











