Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

26/06/2026 - 19:40
në Lajme
A A
“Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkrimtari Ag Apolloni ka akuzuar rëndë nënkryetarin e LDK-së, njëherësh akademikun Kujtim Shala.

Ky i fundit, sipas Apollonit, ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht akademikun Rexhep Qosja, për të ia marë lëndën e Estetikës.

Kjo deklarëtë është bërë gjatë takimit përkujtimor të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Qosjes.

“Një asistent, të cilin partia e bëri shumë shpejt profesor, magjistër dhe doktor, brenda një kohe rekord, duke mospërfillur as rregulloren e as statutin, kërcente përpjetë e në tokë për t’ia marrë lëndën e estetikës. I njëjti i turrej profesorit nëpër korridor për ta sulmuar fizikisht. Dukej se e kishte shumë personale me të. Nuk po flas me të dëgjuar, kam qenë dëshmitar okular, dhe jo i vetmi”, është shprehur Apolloni.

Ai ka vazhduar duke pretenduar se, sipas tij, Shala është shpërblyer më pas me poste të larta politike.

“Për këto sulme partia e shpërbleu shumë shpejt me poste politike, deputet, ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër. Gjatë kohës sa ushtronte këto poste, e bëri edhe akademik, dhe ai s’është i vetmi që është bërë akademik ashtu. Të gjithë e dini për kë e kam fjalën, nëse nuk e dini, është Kujtimi”, ka deklaruar Apolloni.

Përmes një rrëfimi kronologjik, Apolloni rikujtoi një sërë episodesh që, sipas tij, dëshmojnë për pengesat dhe padrejtësitë me të cilat është përballur Rexhep Qosja gjatë jetës së tij.

Sipas Apollonit, këto përballje shkuan deri te përpjekjet për t’ia ndërprerë pagën në Akademi të Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, te largimi nga zyra e tij në Institutin Albanologjik dhe hedhja e librave e materialeve të punës në mbeturina e po ashtu situata me të cilat profesor Qosja është ballafaquar në Fakultetin Filologjik.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Ligji për shtetësinë, i sponsorizuar nga Qeveria, po u mundëson edhe paramilitarëve serbë të kthehen dhe të marrin shtetësinë e Kosovës

Lushtaku thotë se dyshon nëse Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”
26/06/2026 - 22:47

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se ligji për shtetësinë i sponsorizuar nga qeveria po u...

Më shumëDetails

Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak
26/06/2026 - 22:37

Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. “Kemi...

Më shumëDetails

“Një turp më vete …”, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit

“Një turp më vete …”, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit
26/06/2026 - 22:32

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, reagoi sot lidhur me deklaratat e Igballe Hudutit, e shpallur “non grata” nga Shqipëria, e cila në një intervistë...

Më shumëDetails

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet
26/06/2026 - 22:18

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, dha parashikimin e saj për vendimin e trupit gjykues në Gjykatën Speciale ndaj ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Më shumëDetails

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë
26/06/2026 - 22:13

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria kryeson procesin, merr një shtysë të re. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit...

Më shumëDetails

Maliqi: Ramush Haradinaj kandidati ideal për president të vendit

Maliqi: Ramush Haradinaj kandidati ideal për president të vendit
26/06/2026 - 22:09

Opinionistja Afërdita Maliqi, ka deklaruar në Rubikon se Ramush Haradinaj do të ishte kandidati ideal për president të vendit, nëse paraprakisht do të mund të bëhet një marrëveshje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë