Burim Ramadani, i cili në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet, ka publikuar gjetjet e auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla.
Ramadani ka thënë se nëse Auditori nuk e ka dërguar rastin në Prokurori, atëherë do të kujdeset vetë për ta bërë një gjë të tillë.
Sipas tij “është kryer krim mbi buxhetin e Kosovës”. Ramadani thotë se kjo shihet në kontratat që s’janë sekrete dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ketë ndodhur me kontratat që janë sekrete.
Reagimi i plotë:
Auditimin për Ministrinë e Brendshme do ta dërgoj në Prokurori
• Nëse Auditori nuk e ka dërguar në Prokurori (e që do të duhej ta bënte!) do ta dërgoj unë vet!
• Keqpërdorimi NUK FALET!
• Listë e gjatë e krimit ekonomik të MPB mbi buxhetin e shtetit
Paramendojeni:
krejt ky KRIM MBI BUXHETIN është gjetur veç te kontratat e paklasifikuara!!!
Ec e dije çfarë masakre buxhetore kanë bërë në kontratat sekrete!
Raporti për vitit 2025 dëshmon vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera, dhe shkatërrim të dinjitetit të policit.
Nuk duhet lejuar që ky raport të harrohet në sirtarë. Çdo gjetje duhet të adresohet para drejtësisë.
Koha e këtyre të paprekshmëve ka mbaruar!
Kjo është pasqyra e zezë e keqpërdorimit, mashtrimit dhe dështimit total të këtij pushteti në MPB.
Derisa populli përballet me krizën ekonomike, paratë e popullit avullohen nëpër skandale që Auditori i Përgjithshëm i ka ndëshkuar me “Opinion të Kualifikuar”.
Madje, ky pushtet nuk dëgjon askënd.
Nga 9 rekomandimet e vitit 2024, 4 nuk kanë filluar të zbatohen fare dhe 3 janë zbatuar vetëm pjesërisht.
Këta sillen sikur shteti është pronë e tyre private dhe ligji nuk vlen për ta.
Por, do të përballen ashpër!
P.S
Auditori e përcakton qartë se kush është përgjegjës ligjërisht, pra Ministri Sfeçla
(Shih në foto)













