Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kemi fjetur në tokë, klimat nuk po i lëshojnë, mungon higjiena”-Prindi alarmon për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

27/06/2026 - 18:10
në Lajme
A A
“Kemi fjetur në tokë, klimat nuk po i lëshojnë, mungon higjiena”-Prindi alarmon për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prind i është drejtuar redaksisë së Insajderit me një sërë ankesash lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Qytetari, fëmija i të cilit është duke u trajtuar në njërin nga repartet e kësaj klinike, ka thënë se, përveç shqetësimit për gjendjen shëndetësore të fëmijës, ata po përballen edhe me një varg problemesh të tjera.

Sipas tij, në klinikë mungojnë kushtet bazë që duhet t’i ketë një institucion spitalor, si shtretër të përshtatshëm, kondicionerë funksionalë, jorganë, jastëkë, tualete të pastra dhe frigoriferë për ruajtjen e ushqimit të fëmijëve.

Prindi, i shqetësuar për gjendjen, ka deklaruar për Insajderin se në repartin e gastroenterologjisë, pavarësisht temperaturave të larta, kondicionerët në dhoma nuk vihen në funksion. Sipas tij, stafi arsyetohet se nuk i kanë telekomandat për t’i ndezur.

Ai ka treguar gjithashtu se shtretërit ku prindërit janë të detyruar të qëndrojnë (pasi fëmijët janë të vegjël) janë në gjendje shumë të keqe dhe të papërshtatshme. Madje, sipas tij, ka raste kur prindërit janë detyruar të flenë edhe në dysheme. Ai pretendon se në repart mungojnë edhe jorganët, jastëkët, madje edhe karriget.

Po ashtu, sipas tij, gjendja në tualetet e klinikës është shumë e rëndë. Ai ka rrëfyer se higjiena lë shumë për të dëshiruar, ndërsa në disa raste edhe rubinetët nuk kanë qenë funksionalë.

Ai ka dërguar këtë apel:

Apel publik për kushtet në Klinikën e Pediatrisë – Reparti i Gastroenterologjisë (QKUK)

Po e bëj këtë ankesë publike sepse kushtet në të cilat po trajtohen fëmijët dhe po qëndrojnë prindërit janë të papranueshme.

Në repart mungojnë kushtet elementare. Krevatet për prindërit janë të papërshtatshëm për fjetje, ndërsa në shumë dhoma mungojnë jorganët, jastëkët dhe madje edhe karriget. Klimatizimi nuk funksionon si duhet, duke e bërë të padurueshme temperaturën, sidomos gjatë ditëve të nxehta.

Banjot janë në gjendje shumë të keqe, me mungesë të kushteve bazë të higjienës. Në shumë raste nuk ka as rubineta (fontana) funksionale apo pajisje të mjaftueshme për larje dhe mirëmbajtje.

Një tjetër problem serioz është mungesa e frigoriferëve. Prindërit detyrohen të blejnë ushqim për fëmijët, por për shkak të temperaturave të larta ai prishet brenda pak orësh, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve.

Përveç këtyre, vërehet edhe mungesë stafi, gjë që e vështirëson edhe më shumë ofrimin e kujdesit për pacientët.

Fëmijët e sëmurë meritojnë të trajtohen në kushte të pastra, të sigurta dhe dinjitoze. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe menaxhmentit të QKUK-së që të dalin në terren, të shohin nga afër gjendjen dhe të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve.

Kjo nuk është ankesë kundër stafit shëndetësor që punon me përkushtim në kushte të vështira, por një kërkesë për kushte minimale dhe dinjitoze për fëmijët dhe familjarët e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë