Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me situatën politike në vend, ka thënë se, vendin e normalizon dhe stabilizon vetëm bashkëpunimi për procese politike.
Haziri, ka shtuar edhe se, për këtë gjë janë gati nga kjo parti, dhe se, i njëjti ka vlerësuar që, BE, NATO dhe gazi amerikan janë procese strategjike.
Postimi:
Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën 🇽🇰
Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.
Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!
Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.
Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.
Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!
Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!
Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!














