Këngëtarja, Kida do të martohet më 1 shtator të këtij viti. Destinacioni që kanë zgjedhur është Roma. Por jo çfarëdo vendi. Ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike të ndërtuar në fund të shekullit të 19-të nga një familje e njohur aristokrate italiane.
Sigurisht, ky nivel ekskluziviteti ka një kosto. Vetëm qiraja bazë e kësaj hapësire për evente fillon nga 20 mijë deri në 25 mijë euro, ndërsa kostoja totale me staf dhe organizim mund të kalojë lehtësisht 70 mijë euro. Për sa i përket ushqimit, gjithçka do t’u besohet kompanive partnere me yje Michelin, ku kostoja e pjatave llogaritet deri në 300 euro për secilin të ftuar.
Përveç kësaj, vetëm ndriçimi dhe audio profesionale në një ambient kaq të madh kapin shifra deri në 18,500 euro.
Raportohet do të performojnë: Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.














