Në Gazimestan kanë filluar të mblidhen një numër i serbëve të cilat e shënojnë sot të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”, raporton Ekonomia Online.
Në vendin e ngjarjes vërehen një numër i madh i policëve që kanë dalur për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, derisa po kryhen edhe kontrolle të rrepta.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident, ndërsa policia po kontrollon të gjithë pjesëmarrësit.













