Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore

29/06/2026 - 20:55
në Lajme
A A
Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

LDK njofton se Kolegjiumi i Degëve të saj, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e LDK-së në këtë periudhë.Në deklaratën e LDK-së thuhet se “Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore..”.
Gjithashtu, zgjedhjet e brendshme pritet të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.Pas diskutimeve, Kolegjiumi i Degëve doli me pesë pika:
“1. Vlerëson lart angazhimin dhe punën e të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se, brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga zgjedhjet paraprake, LDK arriti rritje të mbështetjes qytetare. Kolegjiumi kërkon një analizë të plotë të rezultatit zgjedhor, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve të nevojshme dhe identifikimit të mundësive për përmirësim të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik të LDK-së.2. Rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore, në angazhimin për stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave, parimeve dhe politikave të LDK-së në institucionet e vendit.

3. Rikonfirmon përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve funksionale, në respektimin e rendit kushtetues dhe në ofrimin e zgjidhjeve që i shërbejnë interesit shtetëror dhe qytetar.4. Rithekson se çështjet e organizimit të brendshëm të LDK-së rregullohen nga Statuti i partisë dhe vendimet e organeve të saj legjitime. Zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.

5. Fton të gjitha strukturat, anëtarët dhe funksionarët e LDK-së që energjinë dhe angazhimin e tyre ta përqendrojnë në forcimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ruajtjen e unitetit të saj dhe në përmbushjen e përgjegjësive që kemi ndaj qytetarëve dhe Republikës”, thuhet në njoftim.“Kolegjiumi i Degëve rithekson se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë së brendshme, respektimit të Statutit dhe vendimmarrjes institucionale. Me unitet, përgjegjësi dhe besim në projektin tonë politik, LDK do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda
29/06/2026 - 22:51

Analisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve nuk krijojnë bazë për formimin e institucioneve të reja, duke shprehur skepticizëm për tejkalimin e ngërçit politik. Sipas tij,...

Më shumëDetails

“U kthye qaty ku ka qenë Avdullah Hoti – Abdixhiku ish dasht mos me pasë hatërmbetje, ai është përjashtues”, Valon Syla për zhvillimet në LDK

Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
29/06/2026 - 22:40

Analisti Valon Syla duke komentuar zhvillimet brenda LDK-së, specifikisht foli për deklaratën e kësaj partie, që u tha se “është rikonfirmuar mbështetja për Abdixhikun”, por Syla pohoi se...

Më shumëDetails

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë
29/06/2026 - 22:02

Gjykata në Pejë ka lëshuar komunikatë, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e Gjykatës në Facebook. Pas leximit, del që Kryetari i Gjykatës nuk ka bërë...

Më shumëDetails

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Mot i vranët sot, priten edhe reshje shiu
29/06/2026 - 21:45

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën e nxehtësisë që erdhi nga Evropa, origjina e së cilës buronte nga Afrika veriore. Fatmirësisht për rajonin tonë...

Më shumëDetails

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë
29/06/2026 - 21:30

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi...

Më shumëDetails

Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat

Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat
29/06/2026 - 20:44

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur pritshmëritë që edhe protesta në Kroaci do të jetë po aq madhështore sa ishin edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë