Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza në telefon me Thaçin pas caktimit të datës së aktgjykimit: Biseda përfundoi me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë

02/07/2026 - 14:21
në Lajme
A A
Hamza në telefon me Thaçin pas caktimit të datës së aktgjykimit: Biseda përfundoi me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se sot ka biseduar në telefon me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, një ditë pasi Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë vendosi ta shtyjë edhe një herë shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e caktuar përfundimisht 16 shtatorin si datën për ta kumtuar vendimin.

Bedri Hamza tha se ditë më parë kishte folur edhe me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi. Edhe me Presidentin, ashtu si me Kryetarin Veseli disa ditë më parë, folëm për Kosovën, familjet, miqtë tanë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që nuk kanë reshtur asnjë ditë së besuari në rikthimin e tyre. Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hamza tha se Thaçit ia bërcolli edhe “besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend”.

“Presidentit ia përcolla përshëndetjet, pritjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ata do të kthehen të lirë në shtëpi. Edhe ai më kërkoi t’ua përcjell përshëndetjet e tij më të përzemërta ju të gjithëve. Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, shkroi ai.

“Dielli do të lindë përsëri! 👍 Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën! 🇽🇰“, shtoi Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve
02/07/2026 - 16:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), vlerësoi se ky institucion ka luajtur rol kyç në forcimin e...

Më shumëDetails

Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani

Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani
02/07/2026 - 16:45

Katër persona kanë mbetur të plagosur sot pas një përplasjeje me armë zjarri në sheshin kryesor të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 kur në shesh ka...

Më shumëDetails

Haxhiu ngrit pikëpyetje për rinumërimin e votave: KQZ, institucion transparent apo “sekret”?

Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
02/07/2026 - 16:26

Bekim Haxhiu nga PDK ka ngritur pikëpyetje me procesin e votimit nga KQZ duke thënë se a është ky institucion transparent apo “sekret”, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Deputetët...

Më shumëDetails

“Kishin lidhje familjare”, policia del me detaje të reja për rastin në Podujevë (VIDEO)

“Kishin lidhje familjare”, policia del me detaje të reja për rastin në Podujevë (VIDEO)
02/07/2026 - 16:13

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në sheshin e Podujevës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë...

Më shumëDetails

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës
02/07/2026 - 16:01

Politikani katalunas, Oriol Junqueras, i cili drejton partinë “Esquerra Republicana”, në një intervistë për “Descifrandolaguerra”, ka folur edhe për çështjen e raportit të Spanjës me Kosovën. Ai ka...

Më shumëDetails

6 shtatori vendimtar: Çka pritet të ndodhë në Gjykatën Speciale me Thaçin dhe të tjerët?

6 shtatori vendimtar: Çka pritet të ndodhë në Gjykatën Speciale me Thaçin dhe të tjerët?
02/07/2026 - 15:47

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datë të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në njoftim thuhet se seanca atë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë