Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

6 shtatori vendimtar: Çka pritet të ndodhë në Gjykatën Speciale me Thaçin dhe të tjerët?

02/07/2026 - 15:47
në Lajme
A A
6 shtatori vendimtar: Çka pritet të ndodhë në Gjykatën Speciale me Thaçin dhe të tjerët?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datë të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në njoftim thuhet se seanca atë ditë do të mbahet nga ora 10:00.
Trupi gjykues ka thënë se e ka shtyrë datën “për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”.Avokati Ardian Bajraktari ka folur në Klan Kosova lidhur me këtë çështje, ku tha se mbajtja e tyre në paraburgim, pavarësisht përfundimit të procedurës, është në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mjafton fakti që katërshja e UÇK-së ndodhet në masën e paraburgimit edhe përkundër faktit që ka përfunduar procedura. Kjo natyrisht që, përveçse është në shpërputhje me vetë dispozitat e ligjit, është absolutisht në shpërputhje me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikë e cila duhet të zbatohet dhe të merret në konsideratë nga të gjitha institucionet e drejtësisë, në kuadër të të cilave bën pjesë edhe Gjykata Speciale”, ka deklaruar Bajraktari.Ndërkaq, avokati Azdren Bytyçi tha se mënyra se si është themeluar gjykata ngjall dyshime për procesin dhe për vendimin përfundimtar.
“Mendoj se ajo që më shtyn të dyshoj dhe të kem frikë për vendimin përfundimtar është mënyra se si është themeluar kjo gjykatë. Kjo gjykatë është e sponsorizuar politikisht prej Serbisë, me rrënjët e Dick Martit, dhe ka lobuar në administratën e Barack Obamës dhe Hillary Clintonit”, është shprehur ai.Bytyçi ka komentuar edhe skenarët e mundshëm të vendimit përfundimtar, duke përmendur mundësinë e lirimit apo dënimit.
“Do të merret një vendim siç dihet në drejtësi. Për shembull, duhet të lirohen ose të lirohen plotësisht, ose të lirohet individi. Por tash, kur kanë kaluar gjashtë vjet, ata kanë qëndruar në paraburgim dhe mënyra e lirimit nënkupton që gjykata i ka mbajtur kot dhe duhet të paguajë miliona. Pastaj i dënojnë, mos me thënë për me la gojën, i dënojnë aq sa i kanë mbajtur. Pra, krejt këto matematika dhe skenarë janë të mundshëm”, tha Bytyçi.Ndërkaq, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në thelb po i bëhet Kosovës, derisa u shpreh se ekziston vetëm një e vërtetë, ajo e pafajësisë së katërshes së UÇK-së.
“Absolute të dyshojë te jem më skeptik në këtë kuptim, sepse burimi i kësaj gjykate ka qenë i pari i drejtuar politikisht dhe armiqësor ndaj Kosovës. Këtë e kemi të gjithë të qartë. Mirëpo faktet janë në anën, fatmirësisht në anën e Kosovës, sepse këtu mos harroni ky gjykim i bëhet Kosovës. Ata janë individë, siç e tha, i kanë zgjedhur katër duke menduar t’i përfaqësojnë më mirë dhe në këtë kuptim unë mendoj që faktet janë aq të dukshme”, tha ai.Hardinaj njëherësh tha se, sipas tij, tendenca ndaj Kosovës është reflektuar si në Prokurori ashtu edhe në mënyrën e ndërtimit të procesit gjyqësor.
“Tendenca kundër Kosovës e Prokurorisë, po edhe dëshmive, po edhe vetë ngritjes së kësaj, por edhe politikës për barazim ka qenë kundër Kosovës. Mirëpo koha ka qenë e padrejtë dhe e gjatë, por megjithatë kjo kohë prapë ka bërë që opinioni të shohë të vërtetën dhe e vërteta ka vetëm një, ka pafajësi. Ajo pse unë e mendoj dhe jam optimist që duhet të dalin dhe ata do të vijnë është sepse janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë, përveç faktit me gjetjen e odave të Britanisë. Vetë fakti që tha avokati, mosguximi i ballafaqimit, mosguximi i daljes së këtyre, kjo është një dorëzim. E dyta, mos harroni se kanë dëshmuar njerëz më kompetentë”, potencoi Haradinaj.Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën e saj për shtyrjen e radhës së shpalljes së aktgjykimit.
Përmes këtij reagimi, PDK tha se çdo zvarritje e konsideron të papranueshme dhe kërkon që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit gjyqësor dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar që është ngritur gjatë këtij procesi.“Pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi tha se kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare.“Partia Demokratike e Kosovës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e popullit të Kosovës dhe e mbështetur nga bota demokratike. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor dhe as të relativizohet nga zvarritjet e vazhdueshme. Partia Demokratike e Kosovës kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare dhe pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve të vendit”, thuhet në deklaratë.
E interesimi për të qenë të pranishëm gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë shumë i madh.Kështu ka deklaruar gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, duke thënë se kërkesat për të ndjekur nga afër seancën pritet të tejkalojnë ndjeshëm numrin e mëparshëm.
“Natyrisht që po. Pavarësisht se unë kam pasur përshtypjen në shkurt të këtij viti, në mbylljen e rastit, pra gjatë fjalëve përfundimtare, se do të kishte kërkesa të shumta, ka pasur disa qindra për ato 67 ulëse sa janë në galerinë e publikut të Gjykatës Speciale. Por kësaj here pres që shifra e atyre që kërkojnë ta dëgjojnë nga afër këtë aktgjykim, që është kapitali i Gjykatës Speciale, të jetë shumë më e lartë, sepse ky është rasti më i madh dhe mund t’i kalojë edhe mijëra kërkesa, pasi e tillë është rasti dhe e tillë është pritshmëria”, deklaroi Mujku.Sipas saj, interesimi vjen si nga qytetarët brenda Kosovës, ashtu edhe nga bashkatdhetarët në diasporë, veçanërisht në vendet e Bashkimit Evropian.
“E gjithë kjo vlen si për personat brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës, sepse duhet përmendur që kërkesat më të mëdha për t’i ndjekur nga afër këto procedura vijnë nga bashkatdhetarët, nga shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.Por pritet që të ketë qindra kërkesa. Besoj se do ta tejkalojë me një shifër shumë të lartë atë numër kërkesash, pra shifrën prej 200 e ca kërkesash që kanë qenë në seancat e shkurtit. Besoj pikërisht për shkak se po bëhet fjalë për aktgjykimin më të madh”, tha Mujku.Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë.
Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, fillimisht vendosi ta shtyjë këtë afat deri më 20 korrik, ndërsa të mërkurën u dha data përfundimtare.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë