Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu ngrit pikëpyetje për rinumërimin e votave: KQZ, institucion transparent apo “sekret”?

02/07/2026 - 16:26
në Lajme
A A
Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekim Haxhiu nga PDK ka ngritur pikëpyetje me procesin e votimit nga KQZ duke thënë se a është ky institucion transparent apo “sekret”, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Deputetët zgjidhen nga vota e qytetarëve, jo nga numëruesit apo nga gabimet në regjistrimin ose numërimin e votave. Prandaj, rezultati duhet të jetë i saktë. Çdo pasaktësi duhet të verifikohet dhe të eliminohet plotësisht përpara certifikimit të rezultatit zgjedhor”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë;

KQZ, institucion transparent apo “sekret”?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka obligim ligjor që procesin zgjedhor ta administrojë me transparencë, saktësi dhe llogaridhënie.

Çdo votë duhet të numërohet dhe të regjistrohet ashtu siç është dhënë nga votuesi, sepse vullneti i qytetarëve është themeli i legjitimitetit të zgjedhjeve.

Megjithatë, pas procesit të rinumërimit, kanë mbetur disa pyetje që kërkojnë përgjigje publike:
1. Pse KQZ nuk e ka publikuar raportin e plotë të Sekretariatit për rinumërimin e 28,699 votave të subjekteve politike, ku janë evidentuar 2,831 vota preferenciale të kandidatëve për deputet, të regjistruara gabimisht gjatë numërimit fillestar në QKN?
2. Pse nuk është bërë publik emri i secilit kandidat, të cilit i janë shtuar ose hequr vota pas rinumërimit?
3. Pse raporti i Sekretariatit nuk përmban tabela të detajuara me ndryshimet e votave për secilin kandidat, por vetëm interpretime dhe përmbledhje?
4. Pse PZAP-së nuk i është paraqitur një pasqyrë e plotë dhe e detajuar e ndryshimeve të votave të kandidatëve?

Sipas raportit të Sekretariatit të KQZ-së, nga votat preferenciale të rinumëruara janë evidentuar këto pasaktësi në regjistrim:
LVV: 1,066 vota të regjistruara gabimisht në QKN nga 9,957 vota të rinumëruara në QNR apo (10.7%).
PDK: 557 vota të regjistruara gabimisht nga 5,201 vota të rinumëruara në QNR apo (10.7%).
LDK: 563 vota të regjistruara gabimisht nga 4,267 vota të rinumëruara në QNR apo (13.2%).
AAK: 232 vota të regjistruara gabimisht nga 2,092 vota të rinumëruara në QNR apo (11.1%).

Në total, nga 28,699 vota të rinumëruara janë konstatuar 2,831 vota preferenciale të kandidatëve, të regjistruara me pasaktësi gjatë numërimit fillestar.

Nga ana tjetër, KQZ ka deklaruar se marzhi i gabimit në rezultatin përfundimtar të votave preferenciale të kandidatëve është rreth 1.4%.

Rezultati i zgjedhjeve me lista të hapura nuk mund të certifikohet as me gabim 1.4%, as me gabim 10.7%.

Besimi në procesin zgjedhor nuk ndërtohet me interpretime, por me transparencë, rinumërim dhe saktësi të plotë.

Deputetët zgjidhen nga vota e qytetarëve, jo nga numëruesit apo nga gabimet në regjistrimin ose numërimin e votave.

Prandaj, rezultati duhet të jetë i saktë. Çdo pasaktësi duhet të verifikohet dhe të eliminohet plotësisht përpara certifikimit të rezultatit zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë