25 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pa asnjë paralajmërim ia kanë mësyrë sot fabrikës së qushmtit “Vita” në Istog. Drejtori i VITA-s në Istog, Artan Spahija, ka thënë se inspektorët kanë torturuar menaxhmentin dhe sipas tij, një pamje e tillë nuk është parë asnjëherë në historinë e pasluftës në Kosovë.
Ai paraqiti një vendim, duke thënë se ministri Armend Muja, “e ka marrë enkas për neve, dhe sot zbatohet nga shumë njerëz”.
Sipas ministrit “ne jemi kriminela vetëm pse që nga dita e hënë e kemi çu një vendim që qumështi i pikave grumbulluese, jo fermerëve besnikë. Pikave grumbulluese do të përgjysmohet, unë i kam 2 milionë litra stok, që e kam njoftu dhe i ka imellat ministri”…
Ai tha se Ministri “është shkatërruesi që po shkatërron një punë 27-vjeçare”.
Deklarata e tij e plotë:











