Gjatë ditës së sotme ka diplomuar gjenerata e 2026-ës e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se sot është një ditë krenarie për shtetin sepse në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës.
Kurti pohoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investojnë 1 miliardë euro të tjera për FSK-në.
“Krahas investimeve mbi 460 milionë euro për blerje armatimi, kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi katërfishuar trajtimet e mbi të gjitha kemi mbështetur shkollimin dhe edukimin e tyre. Për katër vjet, do të investojmë 1 miliard euro të tjera, do t’i kemi një mijë vajza e gra në ushtrinë tonë dhe do të kemi fabrikën e municioneve “Made in Kosova” shkruan kryeministri Kurti.
Shkrimi i plotë:













