Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës.
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje.












