Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare

05/07/2026 - 12:57
në Lajme
A A
Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit, Ali Peci.

Peci ka shkruar se gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar çështjes kombëtare.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, shqiptar i madh, Ali Xhemë Peci

Dje, në Londër, ka ndërruar jetë Ali Peci, patrioti i madh nga Zhazha, tri herë i burgosur politik, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Në vitin 1947, regjimi komunist jugosllav ia pushkatoi babain e Aliut, Xhemë Zhazhën. Ai e përjetoi këtë dhimbje shumë i ri, por dhimbja iu shndërrua në forcë e atdhedashuri, duke ndjekur frymën patriotike të babait të tij dhe të trevës që e rriti, s’ka si të ishte ndryshe sepse, në gjenealogjinë e fshatrave Zhazhë e Boletin patriotë ndër gjenerata kishte.

Me profesion mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ali Peci edukoi breza të tërë në shumë shkolla të Kosovës: Vllahi , Bistricë, Boletin, Shajne të Kaçanikut, Prelluzhë, Stanoc i Epërm, Tugjec.

Së bashku me Shaban Shalën, Emrush Bejtën dhe Selim Buzokun, ishte bashkëthemelues i organizatave politike si “Balli Kombëtar” dhe “Çlirimi i Shtetit Shqiptar nën Flamurin Kuq e Zi”, ai asnjëherë nuk pushoi së vepruari për çështjen kombëtare.

Nana ime ka pas nderin e fatin ta ketë mësues Aliun, e sot me krenari ua përcjell nipave e mbesave të saj poezitë e tij e në veçanti atë “Shqiptar”.

Një nga ngjarjet që ende jeton në kujtesën e dhimbshme të familjes sime, përmendet se si familja e Aliut erdhi te gjyshi im, Zeqiri, për të kërkuar ndihmë që ta sjellnin Aliun nga burgu në shtëpi, të cilëve ua ofroi një kalë si mjet transporti. Aliu, nga një burrë i zoti, i gjatë, 2 metra e i fuqishëm, kur u kthye nga burgu ishte vetëm 38 kilogramë, nga dhuna që përjetoi por prap i pathyeshëm.

Amaneti i tij po çohet në vend, e trupi i tij do të pushojë i qetë në vendlindje, Zhazhë, pranë varrit të babait, Xhemë Zhazhës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Ali Peci, ashtu siç ishte vepra patriotike e kombëtare!

JU REKOMANDOJMË

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 15:03

Sot (e diell), në qytetin e Zarës në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Protestuesit tanimë...

Më shumëDetails

Zjarrfikësi kosovar shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

Zjarrfikësi kosovar shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down
05/07/2026 - 14:33

Pushimet verore në bregdetin e Golemit mund të kishin përfunduar në një tragjedi të rëndë për një familje nga Istogu. Por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve/ Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
05/07/2026 - 14:24

Tashmë me fillimin e sezonit veror në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga vendi ynë. Sipas të dhënave...

Më shumëDetails

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Vlorës, 19 vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Vlorës, 19 vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak
05/07/2026 - 14:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në det. Sipas informacioneve...

Më shumëDetails

E mitura denoncon babanë në Prishtinë: Më goditi disa herë me kabllon e telefonit

E mitura denoncon babanë në Prishtinë: Më goditi disa herë me kabllon e telefonit
05/07/2026 - 13:40

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj, duke pretenduar se është dhunuar fizikisht...

Më shumëDetails

“Ja unë, ja ti këtu” – Mosmarrëveshja për pronën eskalon, arrestohet 71-vjeçari pasi kërcënoi edhe policët

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
05/07/2026 - 13:14

Një konflikt pronësor në Deçan ka përfunduar me arrestimin e një 71-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur pronarin e një objekti në ndërtim, e më pas edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë