Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa i kushton buxhetit kërkesa e grevistëve?

01/09/2022 - 14:44
në Ekonomi, Lajme
A A
Sa i kushton buxhetit kërkesa e grevistëve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve – 100 euro në muaj për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83.000. Nga 100 euro në muaj, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 8.3 milionë euro.

Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për 100 euro shtesë është për të gjithë punëtorët në sektorin publik – edhe për ata të cilët nuk janë në grevë.

Në Kosovë, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, por Jasharaj i cili është edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë(SBASHK), tha se nisja e vitit të ri shkollor i gjen “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

Grevën e BSPK-së, siç tha Jasharaj, e kanë përkrahur edhe policët e zjarrfikësit, por në bazë të Ligjit për greva, ata nuk kanë të drejtë ta organizojnë atë.

“Qeveria, po pati vullnet mund ta realizojë pa probleme të mëdha kërkesën tonë. Ky do të ishte një mesazh i mirë për të punësuarit se Qeveria po kujdeset për ta në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, në këtë kohë krize”, deklaroi Jasharaj.

“Ne po kërkojmë vetëm 100 euro në muaj shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga. Punëtorët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Jo më shumë se 100 euro, nuk duam të vëmë as qeverinë në pozitë të keqe”, tha për Radion Evropa e Lirë edhe Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike.

Ndërkohë, autoritetet kompetente në Kosovë kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit. Përditësimi i listës së pagave është i nevojshëm për autoritetet pas grevës të nisur.H

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 29 gusht në një konferencë për media i paralajmëroi grevistët se nuk do ta marrin pagën e plotë derisa janë në grevë.

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 1 shtator se sindikalistët që janë në grevë, nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar Projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht.

Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ofruar ndonjë shpresë se do të miratojë kërkesën e BSPK-së për 100 euro shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Kurti më 1 shtator tha se projektligji ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik.

Pasi të kalojë diskutimet, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend. Pas kësaj, publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a ka buxhet për të përmbushur kërkesën e grevistëve, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë, sipas të dhënave të muajit korrik të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dërguar Radios Evropa e Lirë, para të gatshme në buxhetin e Kosovës janë mbi 700 milionë euro.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, konsideron se Qeveria e Kosovës do të duhet të marrë parasysh kërkesën e grevistëve dhe ta jetësojë atë.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se të hyrat në buxhetin e Kosovës kanë shënuar rritje gjatë këtij viti.

“Rritja e të hyrave buxhetore është si rezultat i rritjes së çmimeve, pra në buxhetin e Kosovës ka mjete për kërkesën e grevistëve. Stoku i parave të gatshme në buxhetin e Kosovës është mbi 600 milionë euro”, tha Shatri.

Shatri thekson se në rastin më të mirë procedurat deri në zbatimin e Projektligjit për paga nuk mund të nisin para vitit 2024.

“Deri në atë kohë me këtë inflacion e këto paga, nuk mund të qëndrojnë punëtorët”, shton Shatri.

Greva e sindikatave për 100 euro shtesë po mbahet për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të punëtorëve nga rritja e çmimeve të konsumit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova po përballet me një inflacion të lartë.
Norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht në deklarimet e tyre kanë thënë se gjatë këtij viti janë shënuar rritje të të hyrave buxhetore.

Të hyrat në Doganën e Kosovës mbushin arkën e shtetit, njëjtë sikurse të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim të Doganës së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë thuhet se në dy vitet e fundit kanë rritje të mbledhjes së të hyrave.

“Vitin e kaluar është shënuar një rezultat rekord i mbledhjes së të hyrave ku janë grumbulluar gjithsej 1.37 miliard euro apo 30.63 për qind më shumë krahasuar me 2020”.

“Rritje e të hyrave është shënuar edhe në periudhën janar – korrik. Në këtë periudhë janë mbledhur 883 milionë euro apo afër 14 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.

Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti, sipas ARK-së janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.

Buxheti i Kosovës i vitit 2022 është mbi 2.7 miliardë euro.

Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 484 euro.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë