Albin Kurti, kryeministër në detyrë, edhe sivjet ia ka mësyer simpoziumit “Symii” në Greqi.
Media “Vox Kosova” publikoi fotografi ku Kurti shihet në rresht të parë të një ngjarje në kuadër të simpoziumit filozofik që ndjek “traditën e filozofëve antikë grekë.”
Simpoziumi i 28-të Ndërkombëtar i Symi-t po mbahet nga datat 5 deri më 9 korrik dhe mban titullin: “Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës: Fuqizimi i Demokracisë dhe Zbutja e Pushtetit”












