Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

06/07/2026 - 17:12
në Lajme
A A
KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik.Rekomandimi do të jetë në rendin e ditës të takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është caktuar të mbahet më 8 korrik.

Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi.Sipas burimeve të njohura me përmbajtjen e dokumentit, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të miratuara nga Serbia në fund të muajit qershor.

Burimet e Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se Komisioni Evropian, në letrën që do t’u paraqitet ambasadorëve të vendeve anëtare, do të përmendë edhe emërimin e anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) dhe funksionalizimin e plotë të tij, reformën e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, si dhe përparimin në harmonizimin me sanksionet dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian.Sipas të dhënave të fundit zyrtare, shkalla e harmonizimit të Serbisë me masat kufizuese të BE-së është 60 për qind.
Megjithatë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet që lidhen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën.Sa i përket politikës së vizave, sipas Komisionit Evropian, Serbia ka vendosur regjim vizash për shtetasit e katër vendeve të treta, por duhet ta bëjë këtë edhe për 12 vende të tjera, në mënyrë që të harmonizohet plotësisht me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Përpjekje për të siguruar mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-sëMe këtë dokument, Komisioni Evropian synon t’i bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ta miratojnë hapjen e klasterit 3 për Serbinë që javën e ardhshme.
Komisioni Evropian ka vlerësuar që në vitin 2021 se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e këtij klasteri, por, deri më tani, shtetet anëtare të BE-së nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.Fillimisht, arsyeja ishte mosharmonizimi i Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ndërsa më vonë shqetësim u bë edhe përkeqësimi i situatës në fushën e sundimit të ligjit.
Serbia nuk ka hapur asnjë grup të ri kapitujsh në negociatat e anëtarësimit që nga dhjetori i vitit 2021 dhe, ndërkohë, ka humbur statusin e liderit në procesin e integrimit evropian.Për hapjen ose mbylljen e një klasteri, përkatësisht të kapitujve negociues, nevojitet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se mes vendeve anëtare ende nuk ka konsensus për hapjen e klasterit 3.Një numër shtetesh mbeten hezituese për shkak të dy çështjeve kryesore: mosharmonizimit të Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe gjendjes në fushën e sundimit të ligjit.

Javë vendimtare për vendiminKjo javë konsiderohet vendimtare për hapjen e mundshme të klasterit 3, pasi javën e ardhshme do të mbahen konferenca ndërqeveritare me vendet e tjera kandidate.

Pikërisht në këto konferenca hapen ose mbyllen kapitujt dhe klasterët negociues.Mali i Zi pritet që më 14 korrik të mbyllë përkohësisht dy kapituj negociues, ndërsa, në të njëjtën ditë, pritet që Ukraina dhe Moldavia të hapin nga një klaster negociues.

Brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, një pjesë e zyrtarëve vlerësojnë se ky është momenti i duhur që edhe Serbisë t’i dërgohet një sinjal inkurajues nga Brukseli, duke miratuar hapjen e klasterit 3, për të cilin Komisioni Evropian prej vitesh vlerëson se vendi është teknikisht i gatshëm.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë