Në Kanal10, Koci tha se do ta konsideronte të pakuptimtë që vetëm Kosova të mbetej jashtë këtij projekti, duke theksuar se çështja nuk lidhet vetëm me përfitimet financiare, por edhe me orientimin politik dhe strategjik të vendit.
“Nëse Amerika i paska mashtruar gjithë të tjerët, besoj që edhe ne duhet të lejojmë të na mashtrojë. Nuk po e them me cinizëm. Nuk mund të dalim jashtë rrjedhave. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me financa, por shumë më tepër me politikë”, deklaroi Koci.
Sipas tij, përfshirja në projektin e gazit amerikan duhet të shihet si pjesë e pozicionimit strategjik të Kosovës në raport me partnerët e saj ndërkombëtarë.












