Fermerët kosovarë të qumështit i kanë reaguar deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshit, për gjuhën e përdorur ndaj tyre.
Në reagim të tyre, fermerët kërkojnë që të tërhiqet nga shprehja “langareca”, të cilën ajo e përdori për t’i përshkruar fermerët që protestuan dje.
“Ne si fermer, kemi vendos qe mos ti pergjigjemi askuj ne lidhje me akuzat qe po na behen si fermer, mirepo nuk po mund te rrijme duarkryq perballe akuzave te deputetes Adriana Matoshi, e cila po i quan langareca ata fermer te cilet protestuan dje”, thuhet në reagim.
Fermerët thonë se Matoshi “po luan me djersën e shumë familjeve”.
“Po ashtu i bejme thirrje publike qe ne ta cakton secilen fytyr nga ajo proteste nese dyshon qe nuk eshte fermer, e ftojme ne vizite ne secilin fermer nga ajo proteste ta sheh nga afer aktivitetin e tij”, përmbyllet reagimi.











