Futbollisti Fran Garcia është larguar nga Real Madridi.
Mbrojtës spanjoll do ta vazhdoj karrieren te Betisi.
Mediat spanjolle raportojnë se Betis do të paguaj 4 milionë euro për transferimin e 26-vjeçarit.
Franc Garcia nuk ka vend në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Jose Mourinho i ka bërë të qartë se Marc Cucurella do të jetë titullar, derisa Alvaro Carreras si rezervë.
Real Madrid do të mbajë 50% të klauzolës të shitjes së lojtarit në të ardhmen.
Ai pritet që gjatë ditës së sotme të përfundoj testet mjekësore dhe pastaj të nënshkruaj kontratën me Betisin.













