Haxhiu ka vlerësuar përvojën dhe punën e tij gjatë mandatit të parë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.
E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri.













