Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar sot për kërkesën që është ripërsëritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, që Kosova të diversifikojë burimet e energjisë përmes gazit amerikan.
“Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike.
Ajo e përshëndeti angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti madhor dhe strategjik”, ka shkruar Hoti.













