Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

08/07/2026 - 22:31
në Lajme
A A
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik ndaj zhvillimeve aktuale në vend.

Sipas Hoxhajt, nëse Kosova përballet me një pushtet që synon ndryshimin e rendit kushtetues dhe dobësimin e partive tradicionale, atëherë PDK-ja duhet të pozicionohet qartë kundër një qasjeje të tillë.

Ai tha se PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takime dhe nuk duhet të bëjë koncesione.

“Nëse ne kemi një pushtet politik i cili në thelb është autokraci elektorale, i cili dëshiron ta përmbysë rendin kushtetues, i cili shkon nga zgjedhjet në zgjedhje për t’i shkatërruar partitë e vjetra politike, sikurse thotë z.Kurti, duhet t’i pensionojmë partitë e vjetra politike, unë jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës shërbimin më të mirë që mund t’ia bëjë vendit është që të pozicionohet prej fillimit që as nuk shkojmë në takime, as nuk bëjmë koncesione, as nuk na intereson zgjedhja e presidentit, dhe shohim se në çfarë forme, kurdo që mbahen zgjedhjet, i fitojmë zgjedhjet dhe e udhëheqim qeverinë”, deklaroi ai.

Hoxhaj shtoi se debati nuk duhet të përqendrohet te forma e komunikimit apo mënyra se si dërgohen ftesat për takime.

“Po tash koha do të tregojë se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së. Z.Hamza është kryetar i PDK-së dhe jep qëndrimin e PDK-së. Unë po jap qëndrimin se si e shoh interesin e PDK-së. Nuk mendoj që këtu tema është a ftohesh me SMS apo të fton me letër, a të fton me pikat e takimit, me pika apo pa pika të takimit”, u shpreh Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala
08/07/2026 - 22:54

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…
08/07/2026 - 22:39

Analisti Baton Haxhiu ka folë fjalë të rënda për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai në Pressing në T7 tha: “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

“Kurti e bëri Osmanin presidente kur pati vullnet, edhe sot mund të gjendet zgjidhja“

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
08/07/2026 - 21:41

Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të gjendet zgjidhje edhe për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë