Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që Kosova të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për ta vendosur kandidaturën për anëtarësim në NATO në agjendën e samitit të ardhshëm të Aleancës, i cili do të mbahet në Shqipëri.
Ai tha se ky objektiv është i arritshëm me angazhim serioz, duke theksuar se mosmbështetja e tij tregon mungesë vizioni ose përgjegjësie politike.
Postimi i plotë:
Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi.
Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.
Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban.













