Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

09/07/2026 - 19:30
në Lajme
A A
Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë publikuar detaje dhe fotografi nga dhurata e pazakontë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të NATO-s pjesëmarrës në samitin e Aleancës, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sipas mediave turke, dhurata është një revolver i personalizuar, me emrin e secilit lider të gdhendur mbi të. Arma është shoqëruar me një kuti me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e saj.

Sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Politico, dhuratat iu dorëzuan të mërkurën presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, nga presidenti turk Erdogan.

Një zyrtar i Këshillit Evropian bëri të ditur se ekipi i sigurisë së Costas e ka marrë revolverin për t’iu nënshtruar kontrolleve të nevojshme.

“Ne do të ndjekim procedurat belge për transportin e saj dhe më pas do të ruhet në përputhje me kërkesat e sigurisë të vendosura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Ursula von der Leyen tha se presidentja e Komisionit Evropian e ka falënderuar Erdoganin për gjestin.

“Arma do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt. Pasi të çaktivizohet, qëllimi i Presidentes është ta dhurojë atë në një muze ushtarak”, tha ajo.

Edhe pse konsiderohen dhurata simbolike, revolverët pritet të përballen me kufizimet e rregullave të Bashkimit Evropian për vlerën dhe natyrën e dhuratave që zyrtarët mund të pranojnë.

Për këtë arsye, sipas një zyrtari evropian, konsiderohet e pamundur që liderët t’i mbajnë armët si sende personale.

Ndërkohë, disa liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kryeministrin holandez Dick Schoof, kanë bërë të ditur publikisht se do t’i lënë armët fillimisht në Turqi për t’u çaktivizuar dhe më pas për t’u transportuar në vendet e tyre.

JU REKOMANDOJMË

MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
03/09/2026 - 10:17

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 3 shtator. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
03/09/2026 - 09:56

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të...

Më shumëDetails

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
03/09/2026 - 09:42

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati...

Më shumëDetails

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin
03/09/2026 - 09:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në Kosovë, si pasojë e krizës politike. Në një postim në rrjetin social...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
03/09/2026 - 09:08

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar gjendjen aktuale institucionale në vend, duke thënë se bllokada politike po reflektohet edhe në sektorë të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia....

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina
03/09/2026 - 08:58

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë vazhduar aksionin për të katërtën javë radhazi para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë