Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK del me pesë pika pas mbledhjes së sotme

09/07/2026 - 20:07
në Lajme
A A
LDK del me pesë pika pas mbledhjes së sotme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.

E pas mbledhje së kryesisë Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal me pesë pika kryesore lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe brenda LDK-së.

Komunikata e Plotë:

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas diskutimit mbi rezultatin zgjedhor, zhvillimet e fundit brenda partisë dhe situatën politike në vend, deklaron:

1. Kryesia Qendrore vlerëson angazhimin e strukturave, kandidatëve, aktivistëve dhe të gjithë anëtarësisë së LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Rritja e shënuar në një periudhë relativisht të shkurtër vlerësohet nga Kryesia e LDK-së. Njëkohësisht, Kryesia kërkon zhvillimin e analizave të thella në të gjitha nivelet, me qëllim të evidentimit të hapësirave për përmirësim dhe forcimit të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik.

2. Kryesia Qendrore vlerëson se rezultati zgjedhor, ndonëse shënon rritje të LDK-së, nuk përmbush synimet dhe pritjet tona politike. Prandaj, përgjegjësia për të vazhduar punën, për të adresuar mangësitë dhe për ta shndërruar këtë rritje në besim edhe më të gjerë qytetar, është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve drejtuese dhe organizative të partisë.

3. Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.

4. LDK i ka institucionet, Statutin dhe mekanizmat e saj demokratikë. Kryesia mbështetë opinionin e Kolegjiumit të Degëve. Zgjedhjet e brendshme të LDK-së mbahen në afat të rregullt. Çdo çështje duhet të trajtohet në respekt të plotë të institucioneve partiake dhe të vullnetit të lirë të anëtarësisë. Kryesia Qendrore riafirmon se vendimmarrja demokratike dhe respektimi i shumicës mbeten parime të panegociueshme të organizimit tonë politik.

5. Kryesia Qendrore fton të gjithë anëtarët, veprimtarët dhe strukturat e LDK-së që energjinë dhe angazhimin e tyre ta drejtojnë drejt forcimit të partisë, rritjes së besimit qytetar dhe përmbushjes së përgjegjësive që vendi pret nga ne. Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, të qëndrueshme dhe të përqendruar në ofrimin e alternativës së saj politike.

LDK është më e madhe se secili prej nesh. Përgjegjësia jonë e përbashkët është ta ruajmë të bashkuar, ta forcojmë dhe ta çojmë përpara, me besim në anëtarësinë tonë, me respekt për demokracinë dhe me përkushtim ndaj Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Morina i reagon Krasniqit: “Qysh po mendon që Vjosa Osmanin e bën presidente a?”

Morina i reagon Krasniqit: “Qysh po mendon që Vjosa Osmanin e bën presidente a?”
09/07/2026 - 20:52

Gazetari Gazmend Morina nga Veriu.info ka debatuar me profesorin Kolë Krasniqin lidhur me matematikat se si duhet të vije deri të formimi i institucioneve, duke theksuar se Albin...

Më shumëDetails

Tërmet prej 5,5 shkallësh në Çeki dhe Sllovaki

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
09/07/2026 - 20:50

Një tërmet me fuqi prej 5,5 shkallësh ndodhi në Çeki dhe Sllovaki, njoftoi Qendra Hulumtuese e Gjeoshkencave e Gjermanisë. Sipas kësaj qendre, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi...

Më shumëDetails

Molliqaj-opozitës: ‘Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin’

Molliqaj dënon fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit në Gaza: Liria i takon secilit
09/07/2026 - 20:33

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ftesës që Kurti u ka dërguar partive opozitare. Moliqaj në reagimin e tij në Facebook iu ka bërë thirrje t’a...

Më shumëDetails

Morina për çështjen e presidentit: PDK ka me tentu me zvarritë procesin deri në vendimin e Hagës

Morina për çështjen e presidentit: PDK ka me tentu me zvarritë procesin deri në vendimin e Hagës
09/07/2026 - 19:32

Gazetari Gazmend Morina nga Veriu.info po vlerëson se PDK-ja ka me tentu me zvarritë procesin deri me 16 shtator kur të merret vendimi nga Haga për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
09/07/2026 - 19:30

Janë publikuar detaje dhe fotografi nga dhurata e pazakontë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të NATO-s pjesëmarrës në samitin e Aleancës, përfshirë edhe...

Më shumëDetails

Murati: Kurti është më i interesuar për koalicion me LDK-në sesa me PDK-në

Murati: Kurti është më i interesuar për koalicion me LDK-në sesa me PDK-në
09/07/2026 - 19:25

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, vlerëson se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më shumë interes politik për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë