Në gjithë Kosovën janë shfaqur mesazhe mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Grafitet dhe mesazhet me moton “Bring them home” (Ktheni në shtëpi) duket se kanë për qëllim të shprehin kërkesën për kthimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Kosovë.
Gazeta Nacionale ka siguruar dhjetëra grafitë të tilla që janë shfaqur në gjithë qytete e Kosovës.


Aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të bëhet me 16 shtator në ora 10:00.













