Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në zonën industriale në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një motorr dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, raporton lajmi.net
Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit.













