Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim në Jalë, ka folur për raporte te tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama ka thënë se raporti i tij me Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.
“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjana. Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme, dhe s’ka problem”, ka thënë Rama.
Ai ka folur edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar.














