Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.
Programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në udhëheqje, planifikim strategjik dhe vendimmarrje në mjedise komplekse të sigurisë.
Shkollimi i oficerëve të FSK-së në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.













