Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar Dirk Schübel për emërimin e tij si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës.
Përmes një postimi, Konjufca i ka uruar sukses në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për ta forcuar edhe më tej partneritetin ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar kryediplomati kosovar në “X”.













