Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me armë e maskë hyri ta grabiste argjendarinë “Halimi Gold” në Gjilan, por pronari ia prishi planin, arrestohet 18-vjeçari

14/07/2026 - 08:51
në Lajme
A A
Sikur në filma: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe vjedhin sasi të madhe ari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tentim grabitjeje me armë në një argjendari në qendër të Gjilanit është parandaluar falë reagimit të pronarit dhe ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Diar Berisha (19-vjeç), i cili tashmë ndodhet në ndalim policor.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në argjendarinë “Halimi Gold”, në rrugën “Shatërvani” në Gjilan.

Dyshohet se 18-vjeçari ka hyrë në argjendari dhe, nën kërcënimin e një arme, ka tentuar të kryejë grabitjen, por është penguar nga pronari i lokalit, H.I. (34 vjeç). Pas dështimit të planit, ai është larguar me vrap në drejtim të qytetit.

Menjëherë pas raportimit për “grabitje në progres”, në ndjekje janë vënë njësitë patrulluese dhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan.

Gjatë arrestimit, Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz të tipit “EKOL Jackal” të kalibrit 9 mm, një karikator të zbrazët, një kapelë-maskë, një çantë krahu, një motoçikletë (skuter) dhe një helmetë me ngjyrë hiri, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë tentim-grabitjes.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan me kallëzim penal për veprën “Grabitje në tentativë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Hykmete Bajrami: Gjendja në shëndetësi, e ka emrin korrupsion

Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
14/07/2026 - 10:43

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me situatën në sistemin shëndetësor në Kosovë, duke adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale për mënyrën e menaxhimit të këtij sektori....

Më shumëDetails

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Fatin e Millosheviqit do ta kishe dhe do ta kesh sa herë që tenton

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Fatin e Millosheviqit do ta kishe dhe do ta kesh sa herë që tenton
14/07/2026 - 10:30

Kërcënimi i ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”, ka nxitur reagime...

Më shumëDetails

Dyshime për falsifikim parash, konfiskohen 573 euro në Çagllavicë

Kryetari i kësaj komune të Kosovës gjobitet me 4 mijë euro
14/07/2026 - 10:23

Një rast i parave të dyshuara si të falsifikuara është raportuar në Çagllavicë të Graçanicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një punëtor i një banke ka...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet, publikohen çmimet e reja të derivateve

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
14/07/2026 - 10:08

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më shumë për një litër naftë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale...

Më shumëDetails

Kthehu, Hashim: Autostradat që i ndërtove nuk po i mirëmbajnë, spitalet janë në mjerim, policia pa veshmbathje, aleancën me Amerikën e kanë zëvendësuar me Maqedoninë dhe Greqinë

“Të gjithë madje edhe mohuesit naivë, e dinë shumë mirë rolin historik që Hashim Thaçi ka pasur në dekadat e fundit”
14/07/2026 - 09:53

Ish-militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, duke krahasuar gjendjen e sotme me periudhat e mëparshme ne kohen e Hashim Thaçit....

Më shumëDetails

Humb jetën një 62 vjeçar pasi ra nga “kulmi i shtëpisë së tij” në Prizren, Policia thotë se “punëkryesi është ndaluar për 48 orë”

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
14/07/2026 - 09:41

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prizren, gjatë kryerjes së punimeve. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 13...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    284 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë