Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë, reagon Tirana zyrtare

14/07/2026 - 16:35
në Lajme
A A
Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë, reagon Tirana zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.

Ministrja në qeverinë e Aleaksandar Vuçiqit ka deklaruar se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’. “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviçi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe.

Reagimi i plotë Ministrit:

Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës.

Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar.

Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është “kasapi i Ballkanit”.

Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën.

Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane.

JU REKOMANDOJMË

Lulzim Peci: Deklarata e Paunoviq dëshmon se ideologjia e Millosheviqit vazhdon të dominojë në Serbi

Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë
14/07/2026 - 18:39

Analisti politik Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke vlerësuar se ajo dëshmon se, megjithëse Sllobodan Millosheviqi e humbi luftën...

Më shumëDetails

Labinot Tahiri godet Kurtin: Deri dje Vjosa ishte “frizerkë”, Ramushi “hajn”, sot i ftojnë në takim

Labinot Tahiri godet Kurtin: Deri dje Vjosa ishte “frizerkë”, Ramushi “hajn”, sot i ftojnë në takim
14/07/2026 - 18:23

Këngëtari Labinot Tahiri ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për situatën politike në Kosovë. Edhe pse është artist, ai tha se zhvillimet politike i preokupojnë të...

Më shumëDetails

Pse kushton më shumë të blesh “Made in Kosova”?

Pse kushton më shumë të blesh “Made in Kosova”?
14/07/2026 - 18:07

Në raftet e marketeve në Kosovë, shumë produkte vendore shiten me çmime të ngjashme ose edhe më të larta se ato të importuara. Prodhuesit thonë se kostot e...

Më shumëDetails

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese
14/07/2026 - 17:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e...

Më shumëDetails

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
14/07/2026 - 17:41

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve. Snezhana Paunoviq u...

Më shumëDetails

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit
14/07/2026 - 17:06

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cilësoi të turpshme dhe hipokrite siç i ka quajtur ai “sulmet” ndaj ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë