Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier përgjatë tre vjetëve në Kosovë, Kurti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin në kultivimin dhe siç thuhet, forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.
Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu “për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë”.
“Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.











