Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

14/07/2026 - 22:12
në Lajme
A A
Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, duke komentuar paralajmërimin për nisjen e dialogut strategjik mes dy vendeve.

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, Uashingtoni dhe Beogradi do ta nisin dialogun strategjik më 17 korrik.

Gjuriq e ka cilësuar këtë zhvillim si “historik” në aspektin diplomatik dhe politik për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka thënë gjithashtu se statusi i partnerit strategjik me SHBA-në është i rëndësishëm edhe për çështjet kryesore shtetërore dhe kombëtare, ku ka përfshirë Kosovën, Republikën Sërpska dhe ruajtjen e stabilitetit të brendshëm të Serbisë.

Nisja e dialogut, të cilin SHBA-ja e zhvillon me dhjetëra vende për ta thelluar bashkëpunimin, ishte paralajmëruar qysh në gusht të vitit 2025.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Departamenti amerikan i Shtetit nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se cilat tema do të diskutohen në takimin e parë dhe çfarë pret Uashingtoni nga Serbia në kuadër të dialogut strategjik.

Bisedimet e nivelit të lartë, të zhvilluara në Uashington ose në vendin partner, zakonisht përfshijnë një gamë të gjerë temash, si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjetika dhe ekonomia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se energjetika do të zërë një vend të rëndësishëm në dialog.

Nga Parisi, ku po merr pjesë në ceremonitë për Ditën e Bastijës, ai ka thënë se dialogu që nis më 17 korrik do të përfshijë “çështje të rëndësishme, të cilat nuk do të jenë gjithmonë të lehta dhe të thjeshta për Serbinë”.

Vuçiq ka vlerësuar se tarifat e reja amerikane ndaj vendeve që importojnë naftë dhe gaz nga Rusia nuk janë lajm i mirë për Serbinë, e cila importon gaz rus.

Ai shpreson se nisja e dialogut strategjik do t’i japë Serbisë mundësinë që ta zgjidhë këtë çështje me Shtetet e Bashkuara në një mënyrë tjetër dhe të kërkojë mirëkuptimin e palës amerikane.

Partneriteti strategjik me SHBA-në përbën një avancim deklarativ të marrëdhënieve, thotë profesori amerikan Daniel Serwer, por shton se rëndësia e tij e vërtetë varet nga rrethanat.

Serwer vlerëson se “stabiliteti” është interesi strategjik i SHBA-së në raport me Serbinë, ndonëse, sipas tij, ky nuk duhet të jetë prioriteti kryesor.

“Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të ‘botës serbe’, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë”, thotë ai.

Beogradi ka arsye për “entuziazëm”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë për Serbinë nisja e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara?

Serwer: Kjo do të thotë se SHBA-ja po bën përpjekje të re, pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme gjatë administratës së Joe Bidenit, për ta afruar Serbinë me synimet e saj strategjike.

Radio Evropa e Lirë: A ka arsye Beogradi të jetë entuziast për nisjen e këtij dialogu strategjik?

Serwer: Po. Kjo do ta ndihmojë presidentin Vuçiq të sigurohet që Uashingtoni të mos ndërmarrë hapa kundër tij dhe të mos i mbështesë kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, mund të ndihmojë që SHBA-ja të mos e kundërshtojë përpjekjen e tij për të kaluar nga posti i presidentit në atë të kryeministrit.

Nuk është e përshtatshme që një dialog strategjik të paralajmërohet ose të zhvillohet në prag të zgjedhjeve.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të ndikojnë në këtë proces marrëdhëniet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë?

Serwer: Administrata e Trumpit nuk ka bërë shumë për ta kufizuar ndikimin e Kinës ose të Rusisë në Ballkan, përveç sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, dhe këmbënguljes që Gazpromi të largohet nga pronësia e kompanisë. Kjo është një gjë e mirë.

Stabiliteti është interesi strategjik i SHBA-së në Serbi

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara në raport me Serbinë?

Serwer: Stabiliteti, stabiliteti, stabiliteti. Ky nuk do të ishte prioriteti im, por Uashingtoni, me sa duket, vazhdon t’i përmbahet fuqishëm kësaj qasjeje.

Një stabilitet i tillë nënkupton mbajtjen në pushtet të një regjimi gjithnjë e më autoritar.

Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të “botës serbe”, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë në praktikë të jesh partner strategjik i Shteteve të Bashkuara?

Serwer: Ky është një avancim deklarativ i marrëdhënieve, por rëndësia e tij e vërtetë varet nga rrethanat. Uashingtoni sot ndjek një politikë të bazuar në interesa dhe në shkëmbimin e koncesioneve. Nëse merr atë që dëshiron, para së gjithash në lidhje me NIS-in, ka të ngjarë të ofrojë diçka në këmbim.

Serbia ka një histori të gjatë të bërjes së koncesioneve të kufizuara ndaj Uashingtonit dhe do të përpiqet ta bëjë këtë përsëri.

Radio Evropa e Lirë: Si partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, a mund të presë Beogradi mbështetje më të madhe për mbrojtjen e interesave të tij lidhur me Kosovën dhe Republikën Sërpska?

Serwer: Po. Sa i përket Republikës Sërpska, Uashingtoni tashmë ka bërë koncesione të mëdha duke ia hequr sanksionet [Millorad] Dodikut.

Në Kosovë, Beogradi ka mundësi të vazhdojë t’i shmanget përgjegjësisë për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, incidentet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin terrorist në Banjskë.

Nuk do të befasohesha nëse Uashingtoni do të fillonte përsëri të këmbëngulte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që për Kosovën është e mundur vetëm nëse Serbia e njeh atë. Asociacioni është pengesë për dialogun.

JU REKOMANDOJMË

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)
14/07/2026 - 23:32

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj. Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
14/07/2026 - 22:56

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu orëve të...

Më shumëDetails

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën
14/07/2026 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
14/07/2026 - 21:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier. Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë