Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka konfirmuar se procesi i mbledhjes dhe dorëzimit të nënshkrimeve për çështjen e brendshme partiake ka përfunduar me dorëzimin e tyre te Sekretari i partisë.
Zemaj ka bërë të ditur se ky veprim është ndërmarrë në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me Statutin e LDK-së, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar sipas normave të brendshme të partisë.
“Po mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, deklaroi Zemaj për GazetaBlic.












