Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga rruga në Google: Si u kthyen vlerësimet online në armë proteste në Shqipëri?

15/07/2026 - 13:40
në Lajme
A A
Nga rruga në Google: Si u kthyen vlerësimet online në armë proteste në Shqipëri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetëra biznese të mëdha në Shqipëri u bënë objekt i një forme të pazakontë proteste.

Nuk u sulmuan me gurë apo me ngjyrë, por me mijëra vlerësime negative në Google, të shoqëruara me thirrje për bojkotim në rrjetet sociale.

Brenda pak ditësh, profilet online të restoranteve, kompanive dhe mediave u mbushën me komente me një yll, duke ulur ndjeshëm vlerësimet e tyre publike.

Për bizneset, kjo përkthehet në një goditje të drejtpërdrejtë ndaj reputacionit dhe besimit të klientëve.

Për protestuesit, është një mënyrë për të ushtruar presion ndaj kompanive që, sipas tyre, kanë përfituar nga afërsia me pushtetin.

Fushata nisi në kuadër të protestave të njohura si Revolucioni i Flamingove.

Fillimisht, kishte në shënjestër artistë, këngëtarë dhe figura të njohura të showbiz-it, të cilat protestuesit i akuzonin se mbështesnin pushtetin ose kishin zgjedhur të heshtnin përballë zhvillimeve politike në vend.

Shpejt, ajo ndryshoi drejtimin. Objektiv u bënë edhe kompani të mëdha që, sipas protestuesve, kanë përfituar nga vendimmarrjet e Qeverisë ose kanë ndërtuar marrëdhënie të privilegjuara me pushtetin.

Thirrjet për bojkot u shfaqën fillimisht në platformën sociale, Reddit, dhe më pas u përhapën në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera, ku përdoruesit u nxitën të linin vlerësime me një yll në Google Reviews për dhjetëra kompani dhe media.

Google Reviews është një nga platformat më të përdorura për vlerësimin e bizneseve dhe, për shumë kompani, reputacioni online ndikon drejtpërdrejt në besimin e klientëve.

Për këtë arsye, një numër i tyre iu drejtuan autoriteteve me kallëzime.

Policia e Shtetit tha se ka identifikuar rreth 10 mijë llogari që dyshohen se janë përfshirë në këtë aktivitet të koordinuar online dhe shtoi se verifikimet janë në proces.

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Prokurorisë të veprojë ndaj atyre që i cilësoi si “dhunues të pronës publike e private” dhe “shantazhues të qytetarëve”.

Nga kontratat “1 euro” te fushata në Google

Mes bizneseve që u gjendën në qendër të kësaj fushate është edhe ai i sipërmarrësit Gjergj Luca, i njohur për aktivitetin në industrinë e përpunimit të peshkut dhe për kompleksin “Rozafa Fish City” në Elbasan.

Protestuesit e vendosën atë në shënjestër, duke pretenduar se është një nga biznesmenët që ka përfituar nga afërsia me pushtetin.

Ata u referohen, mes tjerash, vendimeve të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave, prej vitit 2015, kompania e tij ka marrë në përdorim pesë pasuri shtetërore me tarifën simbolike prej një euroje, në kuadër të skemës shtetërore për nxitjen e investimeve dhe punësimit.

Vetë kompania thotë se kontratat janë dhënë në përputhje me këtë skemë shtetërore dhe se investimet kanë sjellë zhvillim ekonomik dhe vende pune.

Brenda një periudhe të shkurtër, profilet e bizneseve të Lucës në Google Reviews u përballën me një valë komentesh negative dhe, sipas të dhënave publike në platformë, disa prej tyre ranë nga rreth 4.5 yje në afro 2.

Luca e përshkroi fushatën si sulm ndaj punës së ndërtuar ndër vite.

“Nuk dëmtohem unë, por hidhet baltë mbi njerëz që kanë punuar me sakrificë”, u shpreh ai publikisht, ndërsa në reagimet në rrjetet sociale, protestuesit i quajti “fashistë”.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Lucën nëse bizneset e tij kanë pësuar dëme konkrete nga kjo fushatë, por ai nuk pranoi të japë komente shtesë, duke thënë se qëndrimi i tij mbetet ai që ka shprehur tashmë publikisht.

Për organizatorët e protestës, Luca është vetëm një nga shembujt.

Gent Progni, pjesë e grupit koordinator të “Revolucionit të Flamingove”, thotë se fushata nuk synon të godasë biznesin privat si të tillë, por kompanitë që, sipas tij, janë pasuruar falë privilegjeve të krijuara nga pushteti.

“Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës me njerëz që, vetëm sepse janë afër me pushtetin, marrin prona me një euro për t’u pasuruar… Kushdo është i lirë të reagojë dhe të shprehë mendimin e tij”, thotë Progni.

Ai shton se fushata është frymëzuar nga nisma të ngjashme në vende të tjera, ku rrjetet sociale janë përdorur si mjet presioni ndaj kompanive ose figurave publike.

Liri e shprehjes apo sulm i koordinuar?

Për autoritetet shqiptare, nuk bëhet fjalë vetëm për komente negative në internet.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, tha në fund të javës së kaluar se rreth 10 mijë llogari në rrjetet sociale dyshohen se janë përfshirë në këtë aktivitet.

Sipas tij, janë identifikuar raste kur e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme të vendit – një model që, sipas policisë, ngre dyshime për një veprimtari të koordinuar.

Hitaj tha se autoritetet po bashkëpunojnë me platformat online dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar prova dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas këtyre veprimeve.

“Çdo person që do të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij, do të përballet me forcën e ligjit”, deklaroi ai.

Deklaratat e policisë u kundërshtuan menjëherë nga organizatorët e protestës, të cilët i cilësuan ato si përpjekje për të frikësuar qytetarët.

Gent Progni thotë se askush nuk mund të hetohet vetëm pse ka lënë një vlerësim negativ në një platformë online.

“Nuk ka asnjë bazë ligjore të hetosh apo ndalosh dikë për një ‘review’ negativ. Qytetarët po shprehin mendimin e tyre për bizneset. Kjo fushatë shkon edhe në të mirë të bizneseve të tjera, që ndoshta punojnë ndershmërisht dhe jo si biznesmenët e lidhur me pushtetin”, thotë ai.

Debatit iu bashkua edhe opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin për një shërbim privat apo publik.

Megjithatë, ai bëri dallim mes kritikës së sinqertë dhe përdorimit të llogarive të rreme për të publikuar vlerësime për shërbime që nuk janë marrë kurrë, duke thënë se kjo dëmton konkurrencën e ndershme.

Njëkohësisht, ai akuzoi Qeverinë se po përgatit kufizimin e rrjeteve sociale.

Në anën tjetër, kryeministri Rama e cilësoi këtë formë proteste si një “skemë kriminale” dhe tha se, me ndihmën e kompanisë Google, profileve të bizneseve po u rikthehen vlerësimet që, sipas tij, janë fituar “me punë e mund”.

Ai argumentoi se sulmet online nuk dëmtojnë vetëm kompanitë e prekura, por edhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt për investime dhe turizëm.

“Protesta ushqen perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe të pasigurt për turistët”, tha Rama në një adresim për mediat këtë javë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi kompaninë Google për ta pyetur nëse ka vërejtur ndonjë aktivitet të pazakonshëm në Shqipëri dhe, nëse po, çfarë masash ka marrë, por nuk mori përgjigje.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes dhe të mendimit.

Nëse provohet mashtrimi ose aktiviteti i koordinuar, atëherë çështja mund të mos trajtohet më si liri e shprehjes, por si vepër penale, në varësi të fakteve konkrete.

Vetë Kodi Penal nuk ka një nen specifik për “review bombing”.

Si është trajtuar “review bombing” në vende të tjera?

Fushatat e koordinuara me vlerësime negative në internet nuk janë një fenomen i ri.

Ato njihen ndërkombëtarisht si “review bombing” dhe, viteve të fundit, janë përdorur si formë proteste, presioni politik, por edhe shantazhi ndaj bizneseve.

Një nga rastet më të njohura u regjistrua gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – në vitet 2023-2024.

Restorante, kafene dhe biznese të vogla në vende të ndryshme u përballën me mijëra komente me një ose pesë yje nga përdorues që, në shumë raste, nuk kishin qenë kurrë klientë të tyre.

Google ndërhyri duke hequr një pjesë të vlerësimeve, pasi i konsideroi të rreme ose rezultat të aktivitetit të pazakontë dhe të koordinuar.

Në shumicën e rasteve të ngjashme, reagimi i parë nuk ka ardhur nga policia, por nga vetë platformat online.

Ato kanë hequr vlerësimet që kanë konsideruar të rreme ose të koordinuara dhe kanë pezulluar llogaritë që kanë shkelur rregullat e përdorimit./REL/

JU REKOMANDOJMË

Morina për deklaratën e ministres serbe: Ata kanë dashtë, dojnë dhe do të duan spastrim etnik të Kosovës

Morina për deklaratën e ministres serbe: Ata kanë dashtë, dojnë dhe do të duan spastrim etnik të Kosovës
15/07/2026 - 15:43

Deklarata e ministres së Administratës Publike në Serbi, Snezana Paunoviq ka nxitur reagime të forta në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Paunoviq kishte deklaruar se po të ishte...

Më shumëDetails

QKUK me detaje për rastet me helmime, disa dalin pozitiv me “Salmonella”, për Han të Elezit po punohet për të gjetur shkakun

QKUK me detaje për rastet me helmime, disa dalin pozitiv me “Salmonella”, për Han të Elezit po punohet për të gjetur shkakun
15/07/2026 - 15:33

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për pacientët të cilët janë shtruar për të kërkuar ndihmë pas dy raste të helmimeve, një në Prishtinë dhe tjetri...

Më shumëDetails

Ministria e Mjedisit jep 25 mijë euro për larjen e veturave, fiton kompania që ishte përjashtuar për dokumente të falsifikuara që ka aktivitet primar tregtinë me drunj

Ministria e Mjedisit jep 25 mijë euro për larjen e veturave, fiton kompania që ishte përjashtuar për dokumente të falsifikuara që ka aktivitet primar tregtinë me drunj
15/07/2026 - 15:14

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dhënë një kontratë në vlerë prej 25 mijë eurosh për pastrimin e veturave zyrtare. Tenderi i është dhënë kompanisë “AJANI...

Më shumëDetails

Hoti reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Hoti: S’kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, jologjike që Kurti të fitojë përsëri me gjithë këto mashtrime
15/07/2026 - 14:57

Depueti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti. Hoti përmes një postimi ka thënë...

Më shumëDetails

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/07/2026 - 14:49

Një vjedhje me vlerë të konsiderueshme është raportuar së fundi në rajonin e Pejës, ku një 27-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e 94 mijë frangave zvicerane. Sipas kallëzimit të...

Më shumëDetails

Auditori gjen parregullsi të mëdha në Ndërmarrjen “Trepça”: Si u lanë 119 punëtorë pa kontrata dhe të tjerëve nuk iu pagua TRUST-i

“Trepça” në gjendje të vështirë financiare, ankohet për mungesë të punëtorëve
15/07/2026 - 14:46

Zyra e Auditorit ka publikuar raportin me të gjetura dhe shkeljet në ndërmarrjen “Trepça” gjatë vitit 2025. Sipas raportit, auditorët kanë zbuluar parregullsi të rënda dhe shkelje sistematike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë