Deklarata e ministres së Administratës Publike në Serbi, Snezana Paunoviq ka nxitur reagime të forta në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Paunoviq kishte deklaruar se po të ishte në vend të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.
Gazetari Gazmend Morina tha se deklaratat e tilla dëshmojnë dëshirën e Serbisë për spastrim etnik të Kosovës.
“Ndonjëherë deklaratat rrjedhin në mënyrë spontane, mirëpo është ajo që ata e mendojnë. Ata kanë dashtë, dojnë dhe do të duan që Kosovën me pasë të pastruar etnikisht. Kjo deklaratë i demaskoi ata, mirëpo te deklarata e saj kemi rënë në një grackë me reagime publike duke thënë se shiko se çka tha kjo nëse isha qenë si Millosheviqi e kisha bërë spastrimin etnik. Mirëpo faktikisht e ka nis, e ka bërë”, tha ai në emisionin KosovaToday të KlanKosovës.













