Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

15/07/2026 - 18:45
në Lajme
A A
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, se po të kishte qenë Sllobodan Milloshviq do të kishte nisur “spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1998” e ka shokuar ish-diplomatin amerikan, William Walker.Njeriu që ia kishte dokumentuar botës Masakrën e Reçakut dhe që kishte ecur mes viktimash në vitin 1999, William Walker, ka mbetur pa fjalë kur është pyetur nga Gazeta Express për të marrë një koment lidhur me fjalët e ministres serbe.

“O Zot, ku e ka thënë ajo këtë deklaratë. Mendoj që është ndoshta një prej deklaratave më fashiste që kam dëgjuar prej vitesh, jo vetëm budallallëk”, ka thënë Walker.

Walker thotë për Express se nëse ministrja serbe Paunovic e ka thënë një deklaratë e tillë, atëherë duhet shikuar për cilësinë e njerëzisë së saj.

“Të thuash që Millosheviq nuk e nisi gjenocidin më herët, thjeshtë s’mund ta besojë që dikush mund ta thotë një budallallëk të tillë. Nëse vërtet e ka thënë një deklaratë të tillë, mendoj se dikush duhet të shikojë për racionalitetin e saj, për kualitetin e njerëzisë së saj”, ka shtuar tutje Walker.

Për ish-diplomatin amerikan, të thuash se do ta kryeje një krim lufte një vit më herët se Millosheviqi, kjo provon që Paunovic është një kriminele lufte edhe vetë.

“Spastrimi etnik është një krim lufte. Nëse ajo thotë se do të kryente një krim lufte përpara Millosheviqit, që ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Evropës në atë kohë, atëherë çfarë të themi për të si kriminele lufte, kjo e provon shumë mirë që ajo është”, ka shtuar Walker.

Në fund, Walker thotë se duket që Serbia nuk ka ndryshuar dhe shpreson që Paunovic të mos ketë shansin të implementojë mendimet e saj.

“Jam i shokuar. Po provoj ta absorbojë atë që sapo më thatë. Është një deklaratë e një krimineleje të sinqertë lufte. Shpresoj që ajo s’do ta ketë shansin për të implementuar mendimet e saj. Duket që Beogradi s’ka ndryshuar shumë”, ka përfunduar Walker./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë