Florian Dushi nga LDK, ka deklaruar se zhvillimet e fundit brenda partisë nuk kanë për qëllim përçarjen, por forcimin dhe zhvillimin e saj.
Dushi në Debat Plus tha se askush brenda LDK-së nuk është i gatshëm të largohet nga partia, pavarësisht procesit të nisur për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
I pyetur nëse do të ketë ndarje në rast se Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Dushi u shpreh se një skenar i tillë nuk ekziston.
“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është kjo ideja dhe nuk është ky qëllimi. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi i LDK-së dhe në asnjë mënyrë ndarja apo zvogëlimi i saj. Përçarje nuk mund të ketë në LDK dhe nuk do të ketë”, ka deklaruar Dushi.














