Procesi i vlerësimit të kandidatëve për kryeshef ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit është drejt fundit.
Në një dokument të publikuar nga AKP’ja, vërehet se e para në listë është, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës.
Kelmendi është poentuar me 86,6 pikë, ku 30 i ka të siguruara nga testi me shkrim dhe 56,6 nga vlerësimi në intervistë.
Pas Kelmendit, radhiten kandidatët e tjerë si vijojnë: Yll Buleshkaj me 81,2 pikë, Alban Maliqi me 72,2 pikë dhe Muharrem Arifi me 71 pikë.














