Një plagosje ka ndodhur rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë, përkatësisht te ura e Sitnicës.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, i cili ka treguar se personi i dyshuar gjendet në arrati.
“Një person është plagosur nga arma e zjarrit në Vushtrri, i cili është duke marrë trajtim mjekësor. Personi i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet akoma, pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Tre persona që kanë qenë prezent në vendngjarje janë shoqëruar për intervistim në polici”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.













