Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

25/07/2026 - 22:54
në Ekonomi, Lajme
A A
Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje.

Sipas njoftimit të Ministrisë, një litër benzinë kushton 1.51 euro, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, duke u tregtuar me 0.60 euro.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Mbushja e rezervuarit të automjeteve po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme për qytetarët e Kosovës. Nga kjo e shtunë, një litër naftë po shitet me çmim prej 1 euro e 72 centësh, ndërsa benzina me 1 euro e 51 centë për litër.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 60 centë për litër. Çmimet e reja janë publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme, si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe pasigurisë në furnizimin global me naftë.

Edhe pse çmimi aktual është ende nën nivelin më të lartë të regjistruar gjatë këtij viti, ai mbetet ndër më të lartët e muajve të fundit. Për shumë qytetarë, kjo nënkupton shpenzime më të mëdha për transport dhe një barrë shtesë për buxhetin familjar.

“Për standardin tonë nuk është i arsyeshëm. Tash po duhet me dal me i kry, s’po kemi çare”, thekson qytetari i intervistuar.

Qytetarët thonë se rritja e çmimeve të derivateve është e vështirë të përballohet me nivelin aktual të pagave në Kosovë.

“Normal, pak shtrenjtë është me rroga të Kosovës, por mos me dal shumë pa ndonjë arsye. Përpos punës, dalim edhe për qejf me pi kafe, por normalisht është pak shtrenjtë me rroga të Kosovës”, tha qytatari.

Megjithatë, disa qytetarë vlerësojnë se ndikimi i çmimeve varet edhe nga mënyra se si përdoret automjeti.

“Nëse e shfrytëzon veturën për nevoja, nuk është shtrenjtë”, thekson qytetari.

Ndërkohë, ish-kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se politika e çmimit tavan nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Në një përgjigje me shkrim, Berjani ka kërkuar shfuqizimin e kësaj mase dhe rikthimin e tregut të lirë. Sipas tij, për shkak të luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, është e vështirë të parashikohet se si do të lëvizin çmimet në ditët në vijim.

Ai shton se, aktualisht, tregu ndërkombëtar vazhdon të karakterizohet nga një tendencë e rritjes së çmimeve të derivateve.

JU REKOMANDOJMË

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti
25/07/2026 - 22:35

Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin...

Më shumëDetails

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë
25/07/2026 - 22:31

Përveç personave të lënduar në aksidente, Qendra Emergjente në QKUK vazhdon të përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa drejtuesit e saj apelojnë që qytetarët fillimisht t`u drejtohen...

Më shumëDetails

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
25/07/2026 - 22:11

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës. Mbrojtja e Thaçit...

Më shumëDetails

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!
25/07/2026 - 21:58

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata...

Më shumëDetails

Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij
25/07/2026 - 21:42

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shpërndarë një reportazh të botuar nga The Washington Post në vitin 2000 dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj personit që fshihet pas profilit...

Më shumëDetails

Mediumi i Jeta Xharrës i përgjigjet pyetjeve të Përparim Ramës: Identiteti i “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne, ka kërkuar të publikojë me pseudonim

Mediumi i Jeta Xharrës i përgjigjet pyetjeve të Përparim Ramës: Identiteti i “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne, ka kërkuar të publikojë me pseudonim
25/07/2026 - 21:34

Kallxo.com, mediumi të cilin Jeta Xharra e udhëheqë ka dalë me një reagim lidhur me profilin në Facebook me emrin Lule Gjeli, të të cilin sot pati reagime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nuk u pajtua me gjobën, e futi dorën në veturën e Policisë për t’ua marrë dokumentet në Vushtrri – 46-vjeçarit i hidhet sprej në sy

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë