Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vëllai biznesmen i ish-drejtorit të Bali Muharremajt sërish aktakuzë, kësaj radhe për keqpërdorime në lapidar- I akuzuar edhe një ish-drejtor tjetër

27/07/2026 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
Vëllai biznesmen i ish-drejtorit të Bali Muharremajt sërish aktakuzë, kësaj radhe për keqpërdorime në lapidar- I akuzuar edhe një ish-drejtor tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Berishës, ish-drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, dhe Abedin Maliqaj, person përgjegjës i operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K., nën dyshimin për keqpërdorime në realizimin e projektit “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ish-drejtori në Suharekë, gjatë mandatit të Muharremajt, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa A.M. për “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Aktakuza pretendon se ish-drejtori Berisha, në cilësinë e menaxherit të kontratës gjatë periudhës 23 shtator 2019 deri më 20 dhjetor 2021, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që t’i mundësojë përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.

Sipas Prokurorisë, ai ka nënshkruar pagesën prej 5 mijë eurosh në kuadër të kontratës me vlerë 28,650 euro, duke konstatuar se punimet ishin kryer sipas paramasës dhe parallogarisë, ndonëse ato nuk ishin realizuar në përputhje me kontratën dhe nuk ishte paraqitur kërkesë për kolaudim apo ndryshim të punimeve.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material prej 5 mijë eurosh, i konfirmuar edhe nga ekspertiza e ndërtimtarisë.

Ndërkohë, sipas aktakuzës, Abedin Maliqaj., si person përgjegjës i operatorit ekonomik, nuk ka zbatuar detyrimet kontraktuale, por ka pranuar pagesën prej 5 mijë eurosh, edhe pse punimet nuk ishin realizuar sipas kontratës dhe specifikimeve teknike, duke përfituar mjete publike në mënyrë të kundërligjshme.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin, nëse vërtetohen akuzat.

Akuza të mëhershme për Abedin Maliqajn, vëllain e ish-drejtorit të Bali Muharremajt

Gjykata Themelore e Prizrenit vjet kishte ngritur aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve të Komunës së Suharekës dhe përfaqësuesit të operatorit ekonomik të cilët ishin të përfshirë në tenderin për ndërtimin e një rruge dhe të një ure metalike në këtë komunë.

Sipas aktakuzës, kompania përfituese, AM Group, kishte paraqitur në situacion punime të kryera për një urë metalike që në realitet as nuk kishin filluar. Përmes këtij raportimi të rremë, operatori ekonomik ka përfituar kundërligjshëm mbi 24 mijë euro nga buxheti i shtetit.

“Këtu është vërtetuar dashja dhe qëllimi i të pandehurve që të mundësojnë përfitim për operatorin ekonomik ‘AM Group’ Shpk për një punë të cilën nuk e ka kryer, por që e ka paraqitur kinse e ka përfunduar. Në këtë mënyrë është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në shumë prej 24.308 euro”, thuhet në aktakuzën, të cilën e kishte siguruar Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se pronari i kompanisë është vëllai i Driton Maliqajt, ish-drejtor i Drejtorisë së Administratës në Suharekë. Ai e ka mbajtur këtë pozitë pikërisht në kohën kur kompania e vëllait të tij kishte fituar tenderin në fjalë.

Përveç funksionit në komunë, Driton Maliqaj ka qenë edhe kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë