Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar pas veprimeve intensive hetimore, pasi dyshohet se në prill të vitit 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare.
Sipas dyshimeve të autoriteteve, si pasojë e veprimeve të tyre janë vrarë 23 civilë shqiptarë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.












