Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale

28/07/2026 - 13:28
në Kryesore, Lajme
A A
Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me akuzën për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska dhe anëtarët Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjyqtarit Përlaska, të akuzuarit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës pasi nuk është vërtetuar se kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrën e mjeteve buxhetore të Gjykatës.

Ndryshe, në këtë rast gjykimi ka vazhduar për pikën 16, 17 dhe 18 të aktakuzës ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, për të cilët ishte veçuar procedura.

Në këtë rast, në pikat tjera të aktakuzës ngarkoheshin: Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani-Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill 2018, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se kishte vërtetuar se nuk ka parashkrim të veprës penale dhe se mbrojtja nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për t’i aprovuar ato. Aktvendimin e Themelores, e kishte lënë në fuqi Gjykata e Apelit në korrik 2018.

Po ashtu, Themelorja kishte aprovuar marrëveshjen e të akuzuarës Mirvete Hasani-Lushtaku me Prokurorinë për pranimin e fajësisë ku e njëjta ishte dënuar me 3 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale “Lehtësim të arratisjes së personit të privuar nga liria”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2020 kishte shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), e cila kishte ndodhur në vitin 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.

Për këtë arratisje nga QKUK, gjykata e kishte liruar nga akuza Lushtakun, por e kishte dënuar me 12 mijë euro gjobë për dy arratisje të tjera që kishin ndodhur më 21 gusht 2015 dhe më 22 shtator 2015. Përveç Lushtakut, me nga 1 mijë euro gjobë ishin dënuar edhe gardianët të cilët kishin qenë në përcjellje të Lushtakut, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerë, përfshirë edhe djalin e Lushtakut, Mërgim Lushtakun si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj, ishin liruar nga akuza.

Por, aktgjykimi ndaj të akuzuarit Thaqi dhe Shatri ishte anuluar nga Gjykata e Apelit. Më pas, Emrush Thaqi dhe Nexhib Shatri ishin liruar në rigjykim nga akuza me aktgjykim të shpallur nga gjykatësi Agim Kuçi.

Ndryshe, prokurori i EULEX-it, Romulo Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve më 17 nëntor 2016, të cilët i ngarkonte me disa vepra penale e që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK, të cilët ishin dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”, dhe që në këtë qendër kishin shkuar për të marrë shërbime mjekësore, për shkak të problemeve shëndetësore.

Dispozitivët 16, 17 dhe 18 për të cilët vazhdoi gjykimi

Pika e 16-të e aktakuzës ngarkonte Sami Lushtakun, Rrustem Rukollin, Rexhep Xhotën dhe Fatmir Mjakun.

Sipas këtij dispozitivi, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën midis qershorit 2013 dhe prillit 2015, duke vepruar në bashkëkryerje sipas një plani të pajtuar ndërmjet tyre, kanë nxitur dëshmitarin “C” për të dhënë deklaratë të rrejshme në shqyrtimin kryesor në rastin P.938/13, duke i premtuar dëshmitarit një përfitim në formë të punësimit, i kanë ofruar para në shumën prej së paku 40 mijë euro dhe një banesë, si dhe kanë aranzhuar dhe paguar trajtimin e gruas së tij në spital, në këmbim të mohimit të tij në deklaratën e tij të mëparshme të dhënë në procedurën paraprake më 18 janar 2012.

Aty thuhet se në atë deklaratë, dëshmitari “C” kishte dhënë dëshmi të fuqishme fajësuese kundër të pandehurve kryesorë në rast, përkatësisht Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Sabit Geci, dhe si rezultat deklarata e tij e rrejshme në gjykim, ka penguar procedurën penale, gjë që ka çuar në lirimin e të pandehurve nga akuza.

Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprat penale të “Pengimit të dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësimin gjatë procedurës penale” në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 394, pika 1.7 dhe 5 lidhur me nenin 31, si dhe nenin 395 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, e dënueshme me burgim prej 3 deri në 5 vite, si dhe 2 deri në 10 vite.

Kurse, në pikën 17-të të aktakuzës, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, ngarkoheshin se në periudhën midis qershorit 2013 dhe shtatorit 2015, duke vepruar sipas një plani të pajtuar ndërmjet tyre, kanë detyruar dëshmitarin “F” të japë deklaratë të rrejshme në shqyrtimin kryesor në rastin P.938/13, fillimisht duke e kërcënuar dëshmitarin e pastaj duke i dhënë para atij në vlerë prej së paku 109 mijë euro në këmbim të mohimit të deklaratës së dhënë në procedurë paraprake, në të cilën ai kishte dhënë prova të fuqishme fajësuese kundër Sami Lushtakut dhe Ismet Haxhës, dhe si rezultat i deklaratave të tij të rrejshme në gjykim, ka penguar procedurën penale dhe ka çuar në lirimin e të pandehurve nga akuza.

Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprat penale të “Pengimit të dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësimin gjatë procedurës penale” në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 394, pika 1.7 dhe 5 lidhur me nenin 31, si dhe nenin 395 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, e dënueshme me burgim prej 3 deri në 5 vite, si dhe 2 deri në 10 vite.

Ndërsa, pika e 18-të ngarkonte Sami Lushtakun, Ismet Haxhën, Rrustem Rukollin, Rexhep Xhotën, Fatmir Mjakun, Skender Tahirin, Sheremet Jasharin dhe Bajram Dibranin, se të paktën prej qershorit 2013, duke vepruar sipas një plani të pajtuar bashkërisht, nën udhëzimin dhe drejtimin e Lushtakut dhe Haxhës, kanë vendosur të krijojnë një grup prej së paku tetë personash, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte të parandalonin ndjekjen e dëshmitarëve në rastin P.938/13, ku janë dhënë deklarata fajësuese kundër Lushtakut dhe Haxhës gjatë fazës hetimore, për të dëshmuar në mënyrën e duhur, ku ata kanë detyruar të tjerët për ndryshimin e deklaratave të tyre fajësuese në shqyrtimin kryesor për të mundësuar lirimin e Sami Lushtakut dhe Ismet Haxhës nga akuza dhe nga paraburgimi.

Me këtë, Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të “Pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal” në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 283, pika 1 dhe 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, e dënueshme me gjobë deri në 500 mijë euro dhe me burgim prej së paku 10 vite.

Kurse, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, ngarkoheshin se kanë kryer veprën penale të “Pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal” në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 283 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, e dënueshme me gjobë deri në 250 mijë euro dhe me burgim prej së paku 7 vite. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit
27/11/2026 - 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave për anëtarësim është...

Më shumëDetails

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut
27/11/2026 - 18:52

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim...

Më shumëDetails

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të zhvilluar sot në autostradën “Arbën...

Më shumëDetails

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit
27/11/2026 - 17:31

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktiviteti evropian i TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian, duke e konsideruar platformën një çështje të sigurisë dhe sovranitetit dixhital. Nisma...

Më shumëDetails

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci
27/11/2026 - 16:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë