Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

28/07/2026 - 14:26
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Dëshmitari Fatmir Ademi, drejtor i Departamentit për Kimi dhe Biologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka deklaruar se ekspertiza e ADN-së në rastin e sulmit në kanalin “Ibër-Lepenc” është kryer në laboratorin e Prishtinës, ndërsa rezultatet janë dërguar në Itali për interpretim, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Ademi e ka dhënë gjatë dëshmisë së tij, në përgjigje të pyetjeve të avokatit të të pandehurve, Nebojsha Vllajiq.

“Kjo ekspertizë e ADN-së është kryer në Itali, këtu thuhet se në deklaratën tuaj ka pasur mungesë të metodave për ekzaminimin e përzierjeve dhe thuhet që nuk keni qenë në gjendje që t’i ekzaminoni. Prokurori e thotë të njëjtën, pasi nuk keni pasur mundësi me verifikuar e keni dërguar në Itali, pse nuk keni qenë në gjendje të bëni?”, pyeti ai.

Ademi u përgjigj se ekspertiza është kryer në Prishtinë dhe se në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim.

“Ekspertiza është kryer në laboratorin e Prishtinës, nuk është bërë në Itali ekspertiza. Sa i përket nevojës së interpretimit, kjo ka të bëjë me mungesë të softuerit në laboratorin tonë. Ne e kemi bërë analizimin edhe në mungesë të softuerit, këto profilet e ADN-së të mikstuar nga dëshmia nr. 4 dhe profilin për personin S1, i kemi krahasuar dhe kemi bërë një vlerësim tonin edhe para interpretimit nga italianët”, tha ai.

Avokati e ka pyetur se çfarë është dërguar në Itali, rezultatet apo mostrat.

“Ne kemi dërguar rezultatet për të bërë një interpretim për shkak të mungesës së softuerit”, u përgjigj ai.

I pyetur se si kanë ardhur deri te ADN-ja e personave të dyshuar, Ademi tha se dëshmitë janë pranuar përmes vijës zyrtare, sipas procedurave për rastet kriminale.

“Dëshmitë i kemi pranuar në vijë zyrtare sipas procedurave për rastet kriminale. Hetuesia i ka sjellë bashkë me urdhëresën e prokurorisë dhe ato nuk kanë ardhur direkt në laboratorin e ADN-së, por në sektorin që është i veçantë për çështje të pranim-dorëzimit. Rasti ka kaluar në laboratorin e ADN-së, ku ne i kemi trajtuar të gjitha provat sipas urdhëresës së prokurorisë. Procedurat janë të qarta për të gjitha çështjet që i kemi në laborator edhe divizioni për pranim-dorëzim i ka procedurat e veta ku, ndër të tjera, i verifikon dëshmitë, se a janë të përshkruara si duhet, të mbyllura si duhet… Kjo procedurë, pasi kalon dëshmia në laboratorin e ADN-së, prapë verifikohet para se të fillojmë punën dhe pastaj gjithçka që verifikohet bëhet sipas procedurave strikte”.

“Sipas rregullave që i kemi, ne prokurorit ia dorëzojmë raportin e ekspertizës, ndërsa dosja e punës komplet dorëzohet në divizionin e pranim-dorëzimit”, tha ai.

Ndërkaq, avokati i të pandehurit Millosh Deloviq e ka pyetur Ademin nëse është e vërtetë se ka punuar në 50 prova të analizës së ADN-së.

“Po”, u përgjigj Ademi.

I pyetur se sa prej këtyre provave janë gjetur në vendin e ngjarjes, Ademi tha se, sa ka mundur të mbajë mend, kanë qenë shtatë dëshmi nga vendi i shpërthimit.

“Sa kam mundur me mbajt mend, kanë qenë 7 dëshmi nga vendi i shpërthimit”, tha ai.

Avokati e ka pyetur nëse në mesin e këtyre shtatë provave të vendit të ngjarjes është vërtetuar ndonjë përputhshmëri e ADN-së me të pandehurin Dragisha Viqentijeviq.

“Jo, nuk kemi gjetur”, tha ai.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kanë vendosur eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër-Lepencit”, infrastrukturë publike e cila shërben për furnizimin me ujë të pijshëm dhe nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për prodhim të energjisë elektrike.

Në aktakuzën të cilën e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se të akuzuarit, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë së vendit dhe rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit që shërben për përdorim ushtarak, rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluen “TNT”, në brendësi të kanalit.

Këtë, sipas PSRK-së, e kanë bërë përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, duke e pozicionuar në atë mënyrë që të shkaktojë dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike. Sipas aktakuzës, të pandehurit, përmes ndezjes së një fitili zjarrpërcjellës me ndezje të ngadalshme, e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, si pasojë e të cilit është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit të “Ibër-Lepencit”.

Në aktakuzë thuhet se kjo kishte shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore të Kosovës, kishte penguar furnizimin me ujë për KEK-un, si dhe kishte rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës, “Ibër-Lepencit”, i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë.

Kështu, ata akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, nga neni 122, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129, paragrafi 1, dhe neni 128, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën 2 të aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me arrestimin e tyre, në shtëpitë e tyre, njërën në Zubin Potok dhe tjetrën në fshatin Prevllak të po kësaj komune, gjatë kontrolleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u është gjetur në posedim një sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak./Ekonomiaonline

JU REKOMANDOJMË

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës
16/09/2026 - 17:57

Deputeti i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, i cili është me prejardhje nga Mitrovica, ka reaguar pas dënimit të 4-shes së UÇK-së sot nga Gjykata Speciale. Ai thotë se...

Më shumëDetails

“Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj”, Grenell i reagon ashpër Marta Kosit

“Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj”, Grenell i reagon ashpër Marta Kosit
16/09/2026 - 17:52

Emisari ameirkan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të...

Më shumëDetails

Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
16/09/2026 - 17:29

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e aleatëve, duke thënë se me ta ish-presidenti Hashim Thaçi punoi nga dita e parë dhe se bashkë arriti suksese....

Më shumëDetails

“Vendimi i Apelit zgjat deri në 2 vjet” A mund t’i lirojë Apeli ish-krerët e UÇK-së si në rastin e gjeneralit kroat Gotovina?

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
16/09/2026 - 17:16

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë