Një lokacion i dyshuar për varrezë masive është rrethuar nga Policia e Kosovës e ku dyshohet se janë eshtrat e 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur gjatë luftës së fundit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gazeta Online Veriu.info raportoi dhe solli pamje se si forcat e policisë kanë rrethuar lokacionin, teksa ekipet e nevojshme kanë nisur procesin e zhvarrimit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, M.J dhe M.B.
“Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike vetëm në masën që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.
Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre” deklaroi PSRK-ja.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:














