Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeshefi Mujka: “Jezero” u rrënua pasi pronarët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve

30/07/2026 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeshefi Mujka: “Jezero” u rrënua pasi pronarët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, ka thënë se rrënimi i objektit të njohur si mini hoteli “Jezero” në zonën e Ujmanit është pjesë e një aksioni të nisur para rreth një muaji për lirimin e pronave të ndërmarrjes e që të njëjtat sipas tij janë uzurpuar.

Mujka për Dukagjinin deklaroi se aksioni ka vazhduar në disa faza, ku fillimisht janë rrënuar pesë objekte, më pas 11 të tjera, ndërsa sot është rrënuar edhe mini hoteli “Jezero”.

“Kjo është vazhdimësi e atij aksionit të filluar para një muaji, ku së pari u rrënuan 5, pastaj 11 dhe sot ky mini hotel i vogël me emrin “Jozoro”, për të cilat qysh më përpara janë dorëzuar kërkesat për rikthimin e pronës së “Ibër Lepencit” dhe kjo ka qenë një ndër ndërtimet ilegale në tokën e uzurpuar. Pas paralajmërimeve për pronarin e këtij mini hoteli, ata nuk kanë reaguar dhe sot në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Policinë është realizuar rrënimi i këtij objekti”, u shpreh Mujka për Dukagjinin.

Mujka, mes tjerash, u shpreh se rrënimi i sotëm i mini hotelit “Jezero” në zonën e Ujmanit është realizuar pas paralajmërimeve të vazhdueshme dhe kërkesave për lirimin e pronës.

“Si gjithmonë dy javë më përpara, por ky qysh nga viti i kaluar e ka pas kërkesën për dorëzimin e dokumentacionit, në qoftë se ka pretendu se është pronar legjitim. Një vit ka pas kohë për me mendu këtë punë, nuk ka pas reagime. Ne e kemi konstatuar me gjithë arkivin tonë se procesi i shpronësimit është kry në vitin 1973 me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, se është pronë qind për qind e ‘Ibër Lepencit’” , tha Mujka.

Lidhur me pretendimet e familjes që menaxhonte objektin se ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore për masë të përkohshme dhe kallëzim penal ndaj tij për kërcënim, shqetësim dhe vetëgjyqësi, Mujka mohoi të ketë ushtruar çfarëdo presioni.

“Si mund unë me frikësu dikënd nëse i dërgoj letër dhe kërkoj të paraqes dokumentet me të cilat pretendon se është pronar. Unë nuk kam asnjë ftesë, jo unë por as ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ nuk ka ftesë. Unë në media kam dëgjuar se seanca është caktuar për 12 gusht, ne nuk kemi ftesë. Kurdo që vjen ftesa nga gjykata normal që do të përgjigjemi ftesës me të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionin tonë, i cili është i nevojshëm”, tha Mujka për Dukagjinin.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
16/09/2026 - 17:29

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e aleatëve, duke thënë se me ta ish-presidenti Hashim Thaçi punoi nga dita e parë dhe se bashkë arriti suksese....

Më shumëDetails

“Vendimi i Apelit zgjat deri në 2 vjet” A mund t’i lirojë Apeli ish-krerët e UÇK-së si në rastin e gjeneralit kroat Gotovina?

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
16/09/2026 - 17:16

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 17:08

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas raportimit...

Më shumëDetails

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
16/09/2026 - 17:03

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe se të dënuarit kanë të drejtën për të apeluar vendimin....

Më shumëDetails

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë